Dritan Abazoviçi t’i jap fund sllavizimit sistematik të trungut shqiptar në Mal të Zi! / A do të jetë kryeministri i parë shqiptar?!

Politika

Dritan Abazoviçi t’i jap fund sllavizimit sistematik të trungut shqiptar në Mal të Zi! / A do të jetë kryeministri i parë shqiptar?!

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 19 shkurt 2022 Në ora: 22:11
Dritan Abazoviç

Mali i Zi vazhdon të mbetet me një qeveri në detyrë, pasi ajo u rrëzua javë më parë, nga njeriu, krijimi i së cilës u var. Ishte shqiptari Dritan Abazoviç udhëheqës i nismës Ura, i cili në dhjetor të vitit 2020 u bë shkaktar i krijimit të një qeverie esencialisht pro Serbisë, të udhëhequr nga Zdravko Krivokapiqi, aktualisht kryeministër në detyrë.

Qeveria qe zgjedhur me minimumin e shumicës së nevojshme, 41 nga 81 deputetë sa i ka Kuvendi i Malit të Zi.

Ndërkohë, masat ndëshkuese për paktin pro Serbisë dhe pro Rusisë, u zgjeruan duke e rrëzuar edhe kryetarin e Kuvendit të atjeshëm Aleksa Beçiq. Për shkarkimin e tij votuan 43 deputetë, ndërsa kundër ishin 36.

Para se të rrëzohej Qeveria e Malit të Zi, kryeministri në detyrë, i hidhëruar me vendimin e Dritanit, Krivokapiçi, paraqiti mocion për shkarkimin e Abazoviçit, por dështoi.

Që me rrëzimin e Qeverisë, dhe madje para se të miratohej mocioni i mosbesimit, Dritan Abazoviçi, shprehu pretendimin e qartë për të formuar një Qeveri të pakicës.

Në ndërkohë, ka qenë më i matur duke e mbështetur krijimin e një qeverie të pakicës, pa u deklaruar se do t’i prijë asaj. 

Pro formimit të një qeverie të pakicave, janë deklaruar edhe partitë shqiptare në Mal të Zi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat