Kadriaj: Rënia e produkteve serbe, vetëdijësimi i konsumatorit dhe fushatat për bojkotim tyre

Politika

Kadriaj: Rënia e produkteve serbe, vetëdijësimi i konsumatorit dhe fushatat për bojkotim tyre

Nga: A.SH Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Ditë më parë në media është raportuar se sasia e prodhimeve të Serbisë në tregun e Kosovës ka rënë për gati 37 për qind vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2017, sipas të dhënave të cilat e Doganave të Kosovës.

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë se kjo rënie ka ardhur nga vetëdijësimi i konsumatorit dhe nga fushtatat për bojkotimin e produkteve serbe.

“Vlerësoj që masat e marra më shumë kanë bërë zhurmë politke dhe diplomatike duke i shkaktuar më shumë dëme Kosovës në aspekt ndërkombetarë pa marrë parasysh që Kosova kishte të drejt si rezulatat i sjelljes aspak korrekte nga Serbia. Vlerësoj qe kjo rënie ka ardhur si rezultat i rritjes së vetëdijes tek konsumatori dhe fushatat për bojkotim të produkteve serbe, të cilat kanë pasur të dyja anët pozitve të medaljes së pari fuqizimi i prodhimit vendor si rezultat i bojkotit të produkteve me origjinë serbe dhe së dyti këto fushata me thirrje bojkoti nuk i kanë bërë dëme Kosovës në aspekt diplomatik”, sqaron ai.

Kadriaj gjithashtu ka bërë thirrje, që qytetarët të vetëdijësohen për të mos blerë produkte serbe, duke e pasur mundësinë për zgjidhje tjera.

“Bëj thirrje në vetëdijësim të qytetarit edhe më të madh duke minimzuar importin serb në Kosovë në vlera njëshifrore e them këtë sepse konsumutari kosovar ka mjaft zgjidhje pa i konsumuar produktet me origjine serbe”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat