Analisti nga Amerika: Kështu Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Oliver Ivanoviqi... luanin lojën e djallit në veri – kush urdhëroi futjen e thikës pas shpine...?

Politika

Analisti nga Amerika: Kështu Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Oliver Ivanoviqi... luanin lojën e djallit në veri – kush urdhëroi futjen e thikës pas shpine...?

Nga: N. Sh. Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 15:46
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Kosova më 14 shkurt 2021 bëri evolucion që solli një frymë të re në Kosovë.

Kështu thotë prof. Dr. Binak Maxharraj, që sipas tij, ky evolucion solli një një frymëmarrje të lirshme, një liri më të plotë e cila për më shumë se dy dekada ishte nëpërkëmbë nga komandantët e Shtabit të Rognerit të cilët me dhunë përmes falangave enveriste që ishin në pushtet në Shqipëri, e morën e zapuan pushtetin duke e shndërruar Kosovën gati si pronë te vehten.

E kjo sipas tij, i ka fillet menjëherë pas lufte në Kosovë.

Analisti politik thotë se, në vend se populli i cili në mënyrë mitike po kthehej në Kosovën e lirë, ku për hërë të parë në historinë e saj kishte ndjekë një gjakpirës sllavë, atje në Mirtovicë në fillim të vitit 2000 po ndodhte diçka e pazakontë, diçka e tmerrshme, nisi të luhet loja rreth ëndrres shekullore e Serbisë për ndarjen e Kosovës me aktorë të ndryshëm.

“Atje ishin mbledhë të gjithë djajtë që kjo ëndërr serbe të realizohet me ndihmën e Shtabit të Rognerit dhe shërbimeve sekrete të jashtme. Atje jo rastësisht u gjenden shërbimet sekrete të Frances DGSE dhe asaj serbe UDB të cilat në bashkëpunim me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e nisën lojën makabre për ndarjen e Kosovës. Dy dhe tre shkurti 2000 ishin ditët më të vështira, më të errata sepse atje në Mitrovicë po ndodhte diçka në errësirë pa dijen e opinionit. Në ato dy netë të kobshme për Kosovën pasojat e së cilës po ndihen edhe pas dy dekadave, po luhej një lojë e fëlliqt rreth Kosovës kishte filluar pastrimi etnik duke i dëbuar shqiptarët nga banesat dhe shtëpitë e tyre në jug të Mitrovicës. Më këtë rast edhe u vranë mbi 10 shqiptarë nën komandën e çetnikut Oliver Ivanoviq të cilët nuk donin t’i leshojnë banesat dhe shtëpitë e tyre, ndërsa me dhunë ato ditë u dëbuan mbi 15 mijë shqiptarë në jug të Mitrovicës. Kurse nga ana tjetër “komandantët” e Shtabit të Riognerit Hashim Thaçi me Kadri Veselin po e luanin lojën e djallit në shërbim të Serbisë dhe shërbimeve të huaja sekrete bashkëpunetorë të së cilave ishin”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, situata e krijuar në veri është më se e qartë, atje që dy dekata lulëzonte krimi i organizuar në të cilin merrin pjesë serbë e shqiptarë.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Krimi funksiononte në mënyrë të pa kontrolluar, sepse institucionet tona nuk kishin çasje në ate pjesë, por iu ishte lënë krimeinelëve ordiner në krye me Veselinoviqët, Rakiqët dhe Radojçiqët te cilët “vranin” me bekimin e Serbisë dhe kryekriminelit të tyre Aleksandër Vuçiq. Liderët e Kosovës si Thaçi, Veseli, Harajdinaj, Mustafa etj, sikur nuk vepronin për t’i ndaluar edhe nga shkaku se edhe vet ishin ivolvuar në krimin e organizuar atje, por këta më në fund u deshtë që Amerika t’i ndal bosat e krimit të organizuar duke i futur në listën e zezë”, shton ai.

Maxharraj pohon se, pas çlirimit të Kosovës ishin mbledhë shumë qytetarë të Mitrovicës duke menduar se erdhi liria për t’u kthyer nëpër shtëpitë e tyre.

“Qytetarët masovikisht ishin duke u kthyer nepër shtëpitë edhe banesat e tyre, por përpara u dolën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe i ndalën edhe me ndihmën e KFOR-it francez i cili në veri ishte instaluar qëllimshëm. Hashimi Thaçi dhe Kadri Veseli në mënyrë bizare i mashtruan, i rrejtën qytetarët se duhet të kthehën pas, sepse ende nuk është koha e duhur për t’u kthye, duke ju premtu kthim të shpejtë. Por siç thotë populli “rrena i ka këmbët e shkurta”, qytetarët sot e kësaj dite nuk u kthyen sepse premtimi për mos kthim ishte më i fortë ndaj shërbimeve sekrete të huaja se sa ndaj qytetarëve të cilët sot e kësaj dite jetojnë refugjat në shtetin e tyre pa pasur mundësi të kthehen. Dhe kështu iu pre kërthiza shtetit të Kosovës fill pas lindjes. Liria që erdhi nuk ishte e plotë, ishte e cunguar, nuk shijohej nga të gjithë. Veriu ngadal por sigurt po rreshqiste në duar të Serbisë të cilën bandat kriminale dhe të gjithë djajtë e Serbisë zbriten aty pa asnjë penges, zbriti edhe u ulë këmbëkryq në sheshin e Mitrovicës edhe Car Llazari. Që dy dekada në veri frymon çdo gjë serbisht dhe asgje shqip, s’ka as këngë, e as muzikë shqiptare. Për të gjitha këto nuk reagoi askush, nuk reaguan ata që ishte dashtë të reagonin dhe që kishin pushtetin në dorë, nuk reaguan fare komandantët, çlirimtarët të cilët në emër të luftës e “pushtuan” Kosovën. Për komandantët ishte më e rëndësishme diçka tjetër, lufta për pushtet deri te i cili erdhën me vrasjën e kundërshtarëve të tyre politik, sidomos nga radhet e LDK-së, së Ibrahim Rugovës”, thekson profesori.

Ai tutje shton se, komandantet së shpejti në saje të hajnisë dhe plaçkitjës u pasuruan në milionera, duke e lënë popullin ne mjerim e vuajtje deri te ndekja e tij jashtë vendit për ekzistencë.

“Por veriu i Kosovës i cili tashmë pothuajse ishte i ndarë, jeta kishte marrë drejtimin e kundërt, atje po lulëzonte korrupsioni, kontrabanda e tmerrshme ekonomike të cilët ishin të lidhur edhe me çlirimtarët tanë për përfitime material. Asgjë nuk i pengonte, sepse veriu sikur konsiderohej tokë e askujt, ku nuk kishte as ligje e norma të sjelljes pos atyre rreth krimit të organizuar. Askush nuk u dilte përpara, as liderët tanë, bile jo t’i ndalnin, por as këmba nuk guxonte të shkelte në atë pjesë të vendit. Jo që nuk i pengonin, por shumica e punëve të këqija në veri kishin marrë aminin e Hashim Thaçit, i cili edhe pas çlirimit po e luante lojën e fëlliqt serbo-sllave, i cili edhe shkoi aq larg sa që u pajtua me ta edhe ta ndajë Kosovën. Kështu, këto fosile të kombit tentuan të ia fusin thikën pas shpine Kosovës dhe pavaresisë dhe integritetit të sajë duke tentuar që të ndahet Kosova për të cilën Serbia me Vuçiqin në krye nuk po ndalet as sot e kësaj dite”, shton ai.

Sipas tij, Serbia po vazhdon të kërcënojë Kosovën me mjete luftarake, po krijon situata kërcnuese duke i vë në veprim bosët e krimit në veri si Rakiqin, Veselenoviqët për të krijuar gjendje gjoja pasigurie për serbët në veri.

“Mjerë kombi që pati fatin të udhëheq kjo farë e keqe komndantësh, pushtetarësh katila që gjatë gjithë kohës për dy dekada punuan për shkatërrimin e sovratinetit të Kosovës, por që shkatërruan edhe çdo gjë të vlefshme që në Kosovë ishte ndërtuar për shumë dekada”, thotë ai, duke shtuar se, tani ata nuk janë më, “ata shkuan në histori si fosile tokside që vet historia të merret me ta, e t’i gjuan atje ku e kanë meritu”.

“Por ndodhi që kjo histori e trishtë pushtetarësh të ndryshojë vetëm për një ditë me “grusht shtetin” e vetë popullit me evolucionin e 14 shkurtit 2021, kur populli me votën e tyre të lirë i nxori nga “qarkullimi” këta vakabandë që kishin nofka të llojllojshme si komandantë e herë si çlirimtarë, por që në realitet ishin plaçkitës të popullit”, potencon Maxharraj, duke shtuar se, “të gjithë këta populli me votën e tyre i nxori jashtë dhe i gjuajti në opozitë, që atje të marrin mend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat