“Pa e ba si n’shkollë fillore me tri mungesa, s’funksionon ky Kuvend”, Konjufca i drejtohet deputetëve

Politika

“Pa e ba si n’shkollë fillore me tri mungesa, s’funksionon ky Kuvend”, Konjufca i drejtohet deputetëve

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 11:14
Glauk Konjufca

“Po m’doket pa e ba si n’shkollë fillore me tri mungesa, nuk funksionon ky Kuvend. 61 me menxi”, ka thënë Konjufca.

Ndryshe, tash e tutje, deputetët që mungojnë në seanca do sanksionohen edhe financiarisht. Këtë e ka mundësuar votimi i Rregullorës së re të Kuvendit. Adnan Rrustemi, kryetar i Komisionit për Legjislacion ka thënë se shuma e dënimit do të saktësohet nga Kryesia e Kuvendit.

Poashtu, Rrustemi tha se tash do formohet edhe Konferenca e Shefave të Grupeve Parlamentare, që bashkë me Kryesuesin e Kuvendit do mbajnë mbledhje të rregullta, për t’i përpiluar politikat e Kuvendit, e po ashtu edhe do t’i caktojë seancat.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat