"Kosova të ketë kujdes, asociacioni do të jetë "Kali i Trojës" brenda Kosovës

Politika

"Kosova të ketë kujdes, asociacioni do të jetë "Kali i Trojës" brenda Kosovës

Nga: H.O. Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 18:18
Ilustrim

Emisari Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka kërkuar që asociacioni të formohet, ndërsa ka thënë se, i mbetet Qeverisë së Kosovës (institucioneve) të vendosin për të.

Lidhur me asociacionin, analisti Faton Mehmeti thotë se cilido asociacion me bazë etnike nuk është i mirë për Kosovën dhe nuk duhet të pranohet, pavarësisht se a ka apo jo kompetenca ekzekutive.

Image
Faton Mehmeti

“Nëse do të ishte një formë e adminsitrimit jo në baza etnike, atëherë do të ishte krejtësisht në rregull, po themi në baza ekonomike apo të formave tjera, por asesi në baza etnike. Kjo gjë vetëm sa do shtonte apetitin e Serbisë për të kërkuar pastaj edhe kompetenca ekzekutive, për t'i shpërfill ato të Kosovës”, thotë Mehmeti.

Ai thotë tutje se, cilido të jetë asociacion do të përdoret nga Serbia për ta shantazhuar Kosovën gjithmonë, pra do të jetë " kali i Trojës" brenda Kosovës.

“Me të gjitha format qeveria duhet ta kundërshtojë aosciacionin, edhe nëse kushtëzohemi me viza, në asnjë formë s’duhet pranohet”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat