Duhanaj: Kosova ka marrë si obligim ndërkombëtar ta bëj asociacioni dhe ketë duhet ta bëj

Politika

Duhanaj: Kosova ka marrë si obligim ndërkombëtar ta bëj asociacioni dhe ketë duhet ta bëj

Nga: H.O. Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 18:24
Leon Duhanaj

Leon Duhanaj, njohësi i ҫështjeve politike, thotë se ҫështja e të drejtave të rezervuara karshi minoritetit serb, është derivat i Pakos Ahtisari dhe si e tillë është edhe kategori kushtetuese.

“Megjithatë, kur flasim për të drejtën për asocijim që po ashtu është kategori kushtetuese, nuk nënkupton që kjo t'i tejkalojë dispozitat kushtetuese, që nënkupton që duhet të jetë në harmoni të plotë me to si dhe me frymën kushtetuese. Në ketë prizëm ka qenë edhe vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese në raport me marrëveshjen e arritur mbi dispozitat e organizimit të asociacioni”, thotë Duhanaj.

Ai thotë më tutje se, Gjykata Kushtetuese i ka precizuar saktësisht pikat në të cilat ka pas disharmoni me frymën kushtetuese  dhe të cilat duhet të rishikohen.

“Pra çështja është e qartë, Kosova ka marrë si obligim ndërkombëtar ta bëj asociacioni dhe ketë duhet ta bëj. Një ashtu e ka për obligim ta ruaj e respektojë Kushtetutën dhe frymën e saj. Pra nuk kemi pengesa kushtetuese për ta bërë  asociacionin, por që duhet të jetë në harmoni kushtetuese”, vlerëson ai.

Duhanaj thotë se Kosova duhet të hartoi një statut mbi të cilin duhet të themelohet ky asociacion dhe këtë t’ua prezantoi miqëve ndërkombëtar.

“Për mendimin tim, Kosova duhet ta hartoi një statut mbi të cilin mund të themelohet asociacioni dhe i cili është në harmoni të plotë kushtetuese. Këtë t'ua prezantoi miqëve ndërkombëtarë me ofertën se ky asociacion do të shkoj në pako me marrëveshjen e përgjithshme, gjithëpërfshirëse dhe do të themelohet si rezultat i saj.  Kosovën, nuk e pengojnë të drejtat e minoriteteve, as të serbëve, përderisa ato janë brenda kornizave kushtetuese”, thotë analisti Duhanaj për Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat