Lufta në Ukrainë/ “Ballkanit të hapur” a po i vie fundi?

Politika

Lufta në Ukrainë/ “Ballkanit të hapur” a po i vie fundi?

Nga: A.Z Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Pas luftës në Ukrainë, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë me tri kërkesa për krerët e shtetit.

Kërkesa e parë e Haradinajt ka qenë që të kthehet projekti i gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë.

Haradinaj u ka kërkuar Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës edhe që ta përfundojnë Strategjinë Nacionale të Sigurisë dhe të miratojnë Ligjin e Donacioneve për Ushtrinë e Kosovës.

Lidhur me këtë, analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se nga g jendja ruse duhet të kuptojnë se duhet të ketë unitet politikë, madje sipas tij, edhe Kosova mund të jetë në rrezik nga luta, e në veçanti pushtimi i veriut.

“Intervenimi i forcave ushtarake ruse në Ukrainë, duhet kuptuar seriozisht edhe nga klasa jonë politike, e veqmas të bllokut opozitarë se edhe Kosova duhet të ketë unitet politikë, pas lojërave të gjata e të pa kuptimta të tyre, duke ndarë fonde të posaqme për armatim. Rreziku nga hegjemonia ruso-serbomadhe duhet të jetë zgjim për të gjithë se edhe Kosova, edhe tash por edhe herdo kur, mund te vihet në rrezik nga lufta, veqmas do të rrezikohet pushtimi i veriut të vendit me shumicë serbe, siç po vepron edhe Putin në krahinat e Ukrainës, edhe pse situata tek ne ka dallim të madh. Gabimet në të kaluarën si ajo me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive, si “moll sherri”, që na ka mbetur ka shtuar edhe më shumë apetitet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës”, tha ai.

Image
Skender Mulliqi

Tutje ka shtuar se propozimet e Haradinaj nuk janë të gabuara, në veçanti krijimi i një strategjia nacionale mbrojtëse, me ç’rast edhe duhet të shqyrtohet më shpejt.

“Një mobilizim i përgjithshem politikë na duhet më shumë se kurrë, në këto momente kur mund të rrezikohet edhe paqja në Evropë. Edhe propozimet e kreut të AAK-së më duket se nuk janë të gabuara. Kjo e gazjellësit amerikan siç ka kërkuar Haradinaj të kthehet më duket se nuk është urgjente, dhe se nuk ka lidhshmëri direkte me gjendjen e krijuar pas intervenimit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainë. Kur është fjala për krijimin e një strategjije nacionale mbrojtëse dhe miratimit të ligjit për donacione, mendoj se duhet të shqyrtohen në Kuvendin e Kosovës më shpejt. Dihet se Kosova nuk është vetem në rast të një lufte të re. Këtu i kemi të pranishëm trupat e KFOR-it, Ushtrinë dhe popullin tonë”, shtoi ai.

Mulliti potencoi se ndihmesë e madhe është antarësimi i Shqipërisë në NATO, madje sipas tij, do të kemi edhe një gjendje të re në Evropë.

Tutje tha se opozita duhet të orientohen më shumë në opozitarizëm konstruktiv për të mbrojtur sovranitetin.

“Një ndihmesë e madhe në këtë rast është se Shqipëria është anëtare e NATO-së, dhe çdo aventurë e Putinit dhe Vuçiqit do të bëhët e pamundur të realizohet. Duket se pas intervenimit të Rusisë në Ukrainë do të kemi një gjendje krejt të re të krijuar në Evropë, edhe kur bëhet fjalë për bisedimet me palën serbe, të cilat në këtë gjendje nuk duhet të vazhdohen. Dhe është mirë që qarqet e caktuara të Evropës të shohin se cilët janë ata që po e rrezikojnë paqn në Evropë, dhe në botë. Edhe opozita jonë e qorruar për pushtet deri më tash është mirë të orientohet më shumë në opozitarizëm konstruktiv dhe të të mbrojturit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, se ajo është në interesin e të gjithëve, e jo vetem të pushtetit”, tha Mulliqi.

Ai u shpreh më tej se opozitarët që deklarojnë se Serbisë duhet dhënë diçka në kompenzim janë në favor të politikave hegjemoniste serbe në Ballkab.

“Kosovës dhe popullit të saj nuk i duhet gjë lufta për pushtet. Disa opozitarë duhet të dinë se disa deklarata të tyre se Serbisë duhet dhënë diçka si kompenzim dhe teza tjera, gjoja për ta “ hequr qafe’, shkojnë në favorin e politikave të hegjemonisë serbomadhe në Balllkan. Më duket se me ngjarjet e fundit të eskalimit të luftës në Ukrainë duhet të hudhet poshtë edhe ideja megallomane për Ballkan të Hapur, e cila inkorporohet me tezën shoviniste të “Botës Serbe”, e që të dyjat janë shumë të pa pranueshme dhe të dëmshme për shqiptarët”, shtoi ai.

Më tej shtoi se tani shqiptarë duhet të jenë më të bashkuar se asnjëherë, sepse tani Evropa po hynë n1% një faze të re.

“Shqiptarët duhet të bëhen bashkë më shumë se kurrë më parë, duke qenë të përgatitur ndaj çdo sfide që mund të na vjen së bashku me aleatet tanë amerikan dhe evropian, të cilët edhe janë sponzorizuesit dhe mbrojtësit e pavarësisë të Kosovës. Evropa po hyn me gjasë në një fazë të re gjeostrategjike në të cilën edhe shqiptarët duhet gjetur mirë veten, duke i lënë të gjitha ndasitë partiake dhe ideologjike mbrapa, e që nuk mund të themi se nuk i kemi, dhe të cilave shumë ju kemi pa sherrin historikisht. Gabimet e reja nuk guxojnë të na përsëriten .Duhet të krijohet një platformë e përbashkët politike në Kuvend, sikur na duhet edhe një bashkëpunim shumë më e ngjeshur me Shqipërinë dhe me trojet tjera etnike”, ka përfunduar Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat