Zgjedhjet në Serbi, Hasani: Shqiptarët të garojnë në një listë të përbashkët

Politika

Zgjedhjet në Serbi, Hasani: Shqiptarët të garojnë në një listë të përbashkët

Nga: A.M. Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 15:13
Refik Hasani

Në Serbi pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

Pjesë e këtyre zgjedhjeve pritet të jenë edhe shqiptarët e Kosovës Lindore.

Profesori Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për shpalljen e zgjedhjeve në Serbi.

Ai ka propozuar që partitë shqiptare të garojnë në një listë të përbashkët në këto zgjedhje.

Me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme për Parlamentin e Serbisë për datën3 Prill. Subjektet politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duke përpiluar dhe renditur në një listë të vetme do të fitojnë më shumë vende në Parlament të Serbisë.

Duke garuar në një listë përbashkët Shqiptarët, do të jenë një zë i përbashkët në këtë Parlament të Serbisë, do përfaqësohen në legjislativ dhe ekzekutiv  por edhe do të investohet më shumë në infrastrukturë dhe kështu ndoshta do të mundë të ndalet pasivizimi, shpërngulja, zhvendosja dhe dëbimi për shkak të mungesës së infrastrukturës, diskriminimit të pareshtur dhe mos përfaqësimit si duhet”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka folur edhe për përçarjet e partive politike shqiptare, ku ka treguar se çfarë ka ndodhur me votën e shqiptarëve.

“Për shkak ndarjeve, përçarjeve të partive politike shqiptare në këtë rast u shpërndanë votat dhe kjo çështje do të rregullohet vetëm përmes përpilimit dhe garimit me një listë të përbashkët të shqiptarëve të kësaj krahine. Në legjislaturën që po shkon (3) tri ulëse në Parlament të Serbisë kanë marrë me vota dhe ishin në koalicion me Përfaqësuesit e Krahinës së Sanxhakut, që po ashtu ishin (3) tri ulëse e që përbënin një grup parlamentar”, ka sqaruar ai.

Po ashtu, ai ka përmendur arsyen se pse është e domosdoshme që shqiptarët t`i fitojnë 6 ulëse në Kuvendin e Serbisë.

“Është domosdoshmëri e kohës të rezervohen (6) gjashtë  ulëse në parlament dhe (4)  katër vende do ti fitojmë me vota të drejtpërdrejta,

-Të ndryshohet  ligji  zgjedhor, që në komisione të nivelit republikan  për zgjedhje edhe shqiptarë,

-Të  ulët  pragu zgjedhor për deputet për pakicat kombëtare dhe

-Kjo Krahinë të jetë një zonë e veçantë zgjedhore, si një  Krahinë shqiptare  me veçori të posaçme”, ka deklaruar Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat