Situata alarmante në Ukrainë/ Kjo është mënyra e vetme për ta ndalur ndikimin e Rusisë në Kosovë

Politika

Situata alarmante në Ukrainë/ Kjo është mënyra e vetme për ta ndalur ndikimin e Rusisë në Kosovë

Nga: A.M Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 16:56
Ilustrim

Anëtarësimi në NATO mbetet ende një nga synimet kryesore të Kosovës në vitet e fundi.

Kjo gjë mund të arrihet në rast të marrëveshjes eventuale me Serbinë, por edhe duke u bazuar në faktin se NATO vazhdon të jetë e shqetësuar me rritjen e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkan

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot” u shpreh se pas shpërthimit të krizës në Ukrainë janë vënë re edhe tendencat e mëdha ruse në Ballkan.

Image
Drizan Shala

Ai thotë se këtë e ka vërejtur edhe NATO-ja.

“Situata në Ukrainë është shqetësuese dhe këtë gjë është duke e vërejtur edhe NATO-ja dhe mbi këtë vërehet një shtim më i madh i tendencës së aktiviteteve ruse në Ballkan. Dhe kjo mund të krijoj pasiguri në të cilën kanë investuar bashkësia ndërkombëtare gjatë 20 viteve të fundit”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Krahas kësaj, Shala pyeti nëse NATO-ja dhe BE-ja janë duke e parë aktivitetin e shtuar të Rusisë në Ballkan, ku po synon de stabilizimin e situatës në Evropë.

“Por, pyetja me legjitime është: NATO-ja dhe BE-ja a janë duke e vërejtur aktivitetin rus në rajonin e Ballkanit duke tentuar që të krijojë një vrimë, e cila mund ta destabilizoj edhe Evropën meqë Ballkani është shndërruar në arenën e konfrontimit në mes Lindjes dhe Perëndimit”, theksoi ai.

Në fund, eksperti i sigurisë thotë se vetëm përmes anëtarësimit të Kosovës në NATO do t’iu pamundësohet Rusisë ndërhyrja në Ballkan.

“Një anëtarësim i Kosovës në NATO do ta pamundësonte që Rusia dhe Serbia të përdorin Kosovën si alibi për të ndërhyrë përmes Ballkanit Perëndimor në Evropë e tutje”, përfundoi Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat