Paralajmëron eksperti i sigurisë: Këto vende rrezikohen nga një luftë e mundshme

Politika

Paralajmëron eksperti i sigurisë: Këto vende rrezikohen nga një luftë e mundshme

Nga: A.M Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 23:08
Ukrainë

Një konflikt ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ishte paralajmëruar kohë më parë.

Pas tensionimit të situatës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka pasur tentime për t`i shuar gjakrat mes këtyre dy vendeve. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Tashmë ka tri ditë që Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

E nga kjo situatë e krijuar, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, ka paralajmëruar eskalimin e situatës edhe në shtetet tjera.

Image
Hajrullah Tërnava

 

“Tani kur e tërë bota është trazua nga ky sulm i Rusisë ndaj Ukrainës. Mund të ndodhë që luftimet nuk do të ndalen një kohë të gjatë dhe situatat e sigurisë në përgjithësi mundet të eskalojë edhe në shtetet tjera”, ka thënë ai.

Po ashtu, Tërnava ka shtuar se acarim të situatës mund të ketë edhe në vendin tonë për shkak të konflikteve me Serbinë.

“Mos të harrojmë në situatën tonë e cila shumë shpejt mundet të acarohet deri në nivel të luftës, nga Serbia, me të cilin kemi luftuar deri në çlirimin e vendit tonë, me ndihmën e NATO-s. Deri më tani, Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ka edhe me tutje pretendime për pjesët e veriut, dhe për këtë shkak qysh para shume viteve është armatosur në nivel të lartë me armatim mjaft të avancuar dhe mjaft të sofistikuara”, ka theksuar ai.

Në fund, Tërnava ka përmendur edhe emrat e shteteve të tjera të cilat rrezikohen nga një luftë e mundshme.

“Kjo pjesë e Ballkanit perëndimor është në situatë tepër të rëndë nga rreziku i një lufte të mundshme mes shteteve që ende nuk janë anëtare të BE, e ato janë: Serbia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëroja dhe Kosova. Situata e tanishme e brishtë që ekziston në këto rrethana, mund edhe të zgjerohet në këto pjesë të Ballkanit, e kur dihet se Serbia të vetmen përkrahje dhe mbështetje të fortë e ka nga Rusia, kështu që mundet lehtë të vjen deri te zgjerimi i luftës edhe në Ballkan”, ka përfunduar Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat