Lufta Ukrainë-Rusi, vjen paralajmërimi i Berishës: Ja çfarë i ndodhë Serbisë nëse sulmon Kosovën!

Politika

Lufta Ukrainë-Rusi, vjen paralajmërimi i Berishës: Ja çfarë i ndodhë Serbisë nëse sulmon Kosovën!

Nga: A.M. Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 19:20
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq, foto ilustrim nga "Bota sot"

Rusia po përballet me sanksione nga e gjithë bota, kjo për shkak të sulmeve ndaj Ukrainës.

Megjithatë, Serbia nuk e vlerësoi të nevojshme të vendos sanksione ndaj shtetit rus, që në mënyrë të tërthortë i bie se i përkrah.

Krahas kësaj, në momentin e fillimit të sulmeve ruse ndaj Ukrainës, u hodhën dyshime nëse një gjë të tillë mund ta bëj Serbia ndaj Kosovës.

Deputeti i PDK-së, njëherësh ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha për gazetën “Bota sot” u shpreh se shteti serb nuk guxon ta sulmojë Kosovë.

Ai tha se nëse do ta bënte një gjë të tillë, atëherë do të ishte vetëvrasje për Serbinë.

Image
Deputeti i PDK-së, njëherësh ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha

“Absolutisht kjo do të ishte vetëvrasje për Serbinë, sepse Kosova nuk është Kosova e vitit 1998/99.

Kosova është nën protektoratin e NATO-s, dhe se Kosova ka mbi 70.000 njerëz sot me përvojë lufte dhe dije ushtarake; mundësi të madhe logjistike dhe mbi të gjitha Serbia është e vetëdijshme se nëse e prishë paqen në Kosove, atëherë çdo kufizim me u bashku me Shqipërinë do të hiqet dhe do të ballafaqohet me një forcë të madhe ndëshkuese dhe në këtë rast shqiptarët nuk do të kalonin në defensivë por do e bënin betejën në territore aktuale të Serbisë, duke rregulluar edhe aksidentet historike që lanë jashtë kufijve, Luginën , Çarkun e Nishit, e rajonin e Pazarit ri”, deklaroi Berisha.

Mirëpo, deputeti i PDK-së kërkoi urgjentisht të rriten kapacitetet mbrojtëse në Kosovë, përmes blerjeve të armëve moderne dhe mobilizimit të kapaciteteve rezervë.

“Po! Kosova urgjentisht duhet që në bashkëpunim me aleatet, të rritë kapacitetet mbrojtëse, duke filluar me blerjen e armëve të sofistikuara për mbrojtjen e saj, duhet të mobilizoj kapacitetet rezervë dhe po ashtu, duhet të mbështes organizimin e veteranë të luftës për gatishmëri”, theksoi Hisen Berisha për “Bota sot”.

*Intervistën e plotë të Hisen Berishës për gazetën “Bota sot” mund ta lexoni nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat