“Lufta hibride ruse në Ballkan”/ Parashikimi i ekspertit të sigurisë: Ka frikë se edhe Ballkani...

Politika

“Lufta hibride ruse në Ballkan”/ Parashikimi i ekspertit të sigurisë: Ka frikë se edhe Ballkani...

Nga: N. Sh. Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:46
Harta ballkanike

NATO-ja është e shqetësuar për situatën në Ballkan e në veçanti në Kosovë.

Kështu thotë, eksperti i sigurisë Drizan Shala, i cili duke komentuar situatën e luftës në Ukrainë, ku Rusia filoi pushtimin e saj, shton se, edhe Ballkani mund të prodhojë një situatë e cila nuk mund të parashihet tani.

“Situata ende e pa përfunduar në Ukrainë, e cila është në progres mund të themi që frikë për një përhapje të situatës edhe në Ballkanin Perëndimor, e cila situatë mund të prodhojë destabilizmi por që nuk mund të parashihet tani. Shtimi i numrit të EUKFOR në BiH prej 500 personave tregon që NATO-ja është e shqetësuar për situatën në Ballkan respektivisht: Kosovë, BiH, Mal të Zi dhe Maqedoni”, thotë Shala për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, institucionet e Kosovës kanë marrë veprime konkrete.

Sipas tij, Rusia po përdorë një luftë hibride në Ballkan.

“Si do të reflektoj kjo në Kosovë, unë mendoj që institucionet relevante kanë marr veprime konkrete duke bashkërenduar veprimet e të gjithë akterëve institucional në rast të përshkallëzimit të situatës”, shton ai.

Image
Drizan Shala

Por, a po e përdorë Rusia një luftë hibride në Ballkan?

“Këtë fakt të gjithë ne e dimë dhe mbi këtë fakt ne është dashur të reagojmë me kohë duke vepruar me partnerët tanë strategjik në përmbushjen e nevojave tona për shtet të sigurt”, përfundon Shala.

Nëse ka një njeri që është përgjegjës për përkeqësimin e stabilitetit në Bosnje Hercegovinë, dhe që mund të ketë një efekt përhapës, ai është Milorad Dodik.

Ultra-nacionalisti i zjarrtë serb, që mban postin e anëtarit të presidencës trepalëshe të vendit, ka dominuar tituj kryesorë të lajmeve gjatë dekadës së fundit, sepse po punon hapur për shkatërrimin dhe copëzimin e vendit të tij.

Nëse perëndimi përpiqet të ndërhyjë, Dodik tha se do të thërrasë për ndihmë miqtë e tij, duke iu referuar Serbisë e Rusisë qe e sheh ballkanin si pikën e dobët të BE-së, pasi rajoni mbetet pjesë e rëndësishme e Europës e ndan kufij me disa vende të BE-së dhe NATO-s, por ende nuk është integruar plotësisht në këto struktura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat