Lufta në Ukrainë alarmon edhe një shpërthim të mundshëm në Ballkan – Ky është alarmi për NATO-n, kërkohet që KFOR-i të veprojë

Politika

Lufta në Ukrainë alarmon edhe një shpërthim të mundshëm në Ballkan – Ky është alarmi për NATO-n, kërkohet që KFOR-i të veprojë

Nga: N. Sh. Më: 1 mars 2022 Në ora: 16:51
KFOR

Tashmë po bëhen një javë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Pas kësaj lufte të ashpër që po zhvillohet në Ukrainë, një rrezik i shpërthimit të trazirave është i mundur edhe në Ballkan.

Serbia, e cila është e përkrahur nga Rusia dhe ndikimi i saj, mund ta destabilizojë situatën në Kosovë.

Juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani thotë se, është detyrë e NATO-s ta vlerësoj saktë sigurinë në rajon dhe në Ballkan.

“Siç e dini, KFOR-i është forcë multinacionale, NATO-ja duhet të pozicionoj qartë forcat e saja dhe hapësira ajrore duhet të kalojë mbi NATO-n. Kurse, forcat e KFOR-it që vijnë nga shtetet anëtare duhet të pozicionohen në veri në kufirin me Serbi. Pra, forcat monitoruese dhe ushtarake duhet të jenë të gatshme për çfarëdo përpjekje të Serbisë”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, lufë speciale ka, por edhe mundësitë e ndërhyrjes sikurse që janë shërbimet sekrete që përgatisin terrene intervenuese ushtarake.

“Syçeltësia e perëndimit është shtuar dhe NATO-ja duhet të vëzhgojë hapësirën ajrore të Serbisë, përderisa pozicionimi ushtarak i NATO-s, po vjen duke u zgjeruar dhe duke rrethuar hapësirën gjeografike të Rusisë. Rusia është e frikësuar edhe nga aspekti i bllokimit ekonomik dhe financiar”, pohon ai.

Sipas tij, Kosova është jashtë rrezikut për momentin.

“Mirëpo, kjo nuk do të thotë se është plotësisht e sigurtë. Çfarëdo përpjekje e diversioneve të mundshme në veri të Kosovës duhet të ketë përgjigje imediate dhe efektive. Më së miri do të ishte që trupat e NATO-s që janë pjesë e KFOR-it të pozicionohen përgjatë kufirit me Serbinë. Arkitektura e sigurisë është lëkundur seriozisht, andaj BE-ja me Britaninë e Madhe në Evropë duhet të jenë të gatshme për reagim”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat