30 vjet nga Referendumi i 92-tës, shqiptarët e Kosovës Lindore ende të diskriminuar

Politika

30 vjet nga Referendumi i 92-tës, shqiptarët e Kosovës Lindore ende të diskriminuar

Më: 1 mars 2022 Në ora: 23:30
Mbajtja e Referendumit, 1992

Më 1 dhe 2 mars po shënohet 30-vjetori i Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, i cili ishte mbajtur në Preshevë.

Edhe pas 30 vite shqiptarët e Kosovës Lindore po vazhdojnë të jetojnë nën pushtetin e Serbisë.

Profesori Refik Hasani, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka treguar se çfarë kishte ndodhur para 30 viteve në komuna e Kosovës Lindore.

“Me rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992, popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave. Më datën  1 e 2 Mars 2022, po bëhen  tri dekada, që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtën për dy ditë rresht, shprehja e vullnetit  dhe ishte përcaktimi politik e Juridik i së  ardhmes  duke  marrë përgjegjësinë për  ta shtruar-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj krahine-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shpjeguar se çfarë kishte pasuar pas referendumit.

Image
Refik Hasani

“I pasuar pas Referendumit është edhe kryengritja e armatosur ku përmes Ushtrisë Çlirimtare Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendumi. Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësaj Krahine është edhe gurthemeli tjetër siç është  Marrëveshja e Konçulit. Referendumi, është kontribut i gjithë  forcave politike e intelektuale, ishte  një akt më i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare  në ish-RSFJ, Republikën e Shqipërisë dhe Diasporë”, ka thënë ai për “Bota sot”. 

Po ashtu, ai ka parashtruar këto kërkesa për dy parlamentet shqiptare.

“Po kalojnë tri dekada  të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të kësaj krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës. 

Legjislatura e re e Parlamentit të Kosovës  që ka dalë nga  zgjedhjet e datës  14 Shkurti 2021, përkatësisht Legjislatura e re e Parlamentit të Shqipërisë nga zgjedhjet e datës 25 Prillit 2021,d o të duhej të vizitojnë në realizim të projekteve  nga investimet për Krahinën Shqiptare dhe të presin përfaqësues të subjekteve politike, institucione e  veprimtar  që organizuan Referendumin.  

Në këtë përvjetor jubilar, Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të deklarohen në mënyrë zyrtare në mbrojtje të Referendumit. Për tri dekada të gjitha qeveritë e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, shumë pak kanë ndihmuar këtë krahinë shqiptare”, ka përfunduar Hasani për “Bota sot”.

Image
Mbajtja e Referendumit, 1992
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat