Ja çfarë duhet të bëjë Kosova që të anëtarësohet në NATO

Politika

Ja çfarë duhet të bëjë Kosova që të anëtarësohet në NATO

Nga: A.M. Më: 3 mars 2022 Në ora: 19:53
Fsk

 Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se a ka mundësi Kosova që të anëtarësohet në NATO.

“Anëtarësimi në NATO dhe EU, është përcaktim kombëtar i popullit dhe shtetit të Kosovës dhe kjo nuk ka alternativ. Pra mundësia që Kosova të anëtarësohet në NATO është e por ky proces varet edhe nga në si shoqëri e veçanërisht nga dinamika e punës së Qeveris, në ndërtimin dhe qëndrueshmërinë funksionale të institucioneve”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Berisha ka cekur se çfarë duhet të bëjë Kosova që ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit.

“Qeveria e Kosovës duhet të jete pro aktive në diplomaci dhe ta shfrytëzoj si momentum luftën në Ukraine, që të përshpejtoj procesin e anëtarësimit, duke lobuar për njohjen nga 4 vendet e pesëshes evropiane që janë edhe anëtare të NATO, që nuk e kanë njohur Kosovën; Qeveria e Kosovës duhet te mos bej obstruksione për projektet amerikane si ai i Gazit Amerikan, dhe të ketë qasje konstruktive për dialogun me Serbinë”, ka deklaruar Berisha.

Po ashtu, deputeti i PDK-së ka folur edhe për asociacionin e Komunave serbe.

Qeveria duhet të zbatoj të gjitha marrëveshjet duke përfshi edhe asociacionin, konform vendimit të gjykatës kushtetuese, në ketë rast Qeveria duhet ta themeloj grupin e ekspertëve për themelimin e statutit të komunave, të eliminoj defektet që ka pas marrëveshja sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe të dal me propozimin e vete ku e përjashton mundësin e një asociacioni me kompetenca ekzekutive dhe me ingirenca kushtetuese që do të mund të prishte tash e në të ardhmen rendin kushtetues të Kosovës. Qeveria dhe kryeministri duhet me i lënë fjalët e kota “ Rimat” e “ Sofizmat” si ato të fundit qe u panë në parlament në debatin për dialogun”, ka përfunduar Berisha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat