Ish-deputetja e LDK-së: Kosova sa më shpejt të bëhet pjesë e NATO

Politika

Ish-deputetja e LDK-së: Kosova sa më shpejt të bëhet pjesë e NATO

Nga: M.H. Më: 4 mars 2022 Në ora: 14:58
Vlora Limani Hajnuni

Kriza që ka kapluar Ukrainën nga shteti I Rusisë, ka arritur të sjellë tensione në mbarë botën.

E preokupuar në kjo gjendje është edhe shteti I Kosovës, andaj anëtarsimi në NATO mbetët një nga qëllimet tashmë kryesore për vendin tonë.

Në lidhje me këtë për “Bota sot”, ka folur ish-deputetja ng LDK, Vlora Limani Hajnuni, e cila u shpreh se në këto rrethana të politikës ndërkombëtare Kosova duhet sa më shpejt të anëtarsohet në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Në këto rrethana të politikës ndërkombëtare pozitë e opozitë duhet të bashkërendojn forcat duke shfrytëzuar çdo kanal komunikimi dhe lidhje të mundshme për të qenë aktiv në politikën e jashtme në mënyrë që Kosova të realizoj aspiratat e saj për anëtarsim në NATO, BE dhe në organizata tjera ndërkombëtare”, u shpreh ajo.

Më tej ajo shton që presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla lujnë rol vendimtar për politikën e Kosovës.

Në këto rrethana të papërsëritshëme, Presidentja Osmani, kryeministri Kurti e zv. ministrja Gërvalla kanë rol vendimtar për të unifikuar skenën politike të Kosovës dhe për të mobilizuar ate në avancimin e Kosovës në politikën e jashtme”, tha ish-deputetja.

Në fund ajo shton se rrethanat e tanishme të politikës na lënë të kuptojmë që Kosova ka nevojë urgjentisht të jetë pjesë e NATO-s.

Rrethanat e tanishme të politikës ndërkombëtare shprehin haptas jo dëshiren, por nevojën e menjëhershme që Kosova të jetë pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare”, përfundoi Limani-Hajnuni për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat