Superaksioni me 50 zyrtarë policorë të arrestuar – Kjo është tmerruese, është krim institucional në Polici!

Politika

Superaksioni me 50 zyrtarë policorë të arrestuar – Kjo është tmerruese, është krim institucional në Polici!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 15 mars 2022 Në ora: 10:25
Aksioni PIKA nga IPK

Një aksion i madh i quajtur “Pika” të Inspektoratit Policor dhe Doganës është zhvilluar ditën e hënë në Kosovë.

Në këtë aksion janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga Policia e Kosovës dhe dy nga Dogana.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se, këtij operacioni i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës. Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë”, thuhet në njoftim.

Për këtë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se të gjithë ata që tentojnë apo e njollosin punën e ndershme dhe profesionale të zyrtarëve tjerë policor, nuk kanë vend në Policinë e Kosovës.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, do të vazhdoj të jap mbështetjen time maksimale për secilin zyrtar policor veç e veç dhe për Policinë në tërësi në arritjen e qëllimeve të tyre madhore për të garantuar rend, ligj e siguri për të gjithë qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat