“Kjo nuk ndodhë me Serbinë e Vuçiqit”/ Tomë Gashi tregon si do të negociojë kryeministri Kurti në dialog

Politika

“Kjo nuk ndodhë me Serbinë e Vuçiqit”/ Tomë Gashi tregon si do të negociojë kryeministri Kurti në dialog

Nga: G.B Më: 18 mars 2022 Në ora: 14:25
Tomë Gashi

Dialogu Kosovë-Serbi ka kohë që është pezull dhe nuk dihet se kur mund të vazhdojë, duke u mbajtur një takim në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

E Kurti ka thënë se fundi se lufta e Rusisë në Ukrainë ka vështirësuar takimet me palën serbe.

“Besoj se situata është më e vështirë se dikur. Varet se kur na vije ftesa nga Brukseli por pas invazionit rus në Ukrainë ndërkohë që ne vendosem sanksione dhe shprehem gatishmërinë për pranimin e 20 gazetarëve dhe 5 mijë refugjatëve, ndërsa Serbia doli karshi Federatës Ruse takimet janë në një situatë tejet më të vështirë sesa në vitin e kaluar [...] Në këtë situatë ku ata nuk po e kanë kurajo të distancohen nga federata ruse dhe tu bashkohen sanksioneve edhe takimet tona janë vështirësuar shumë”, tha ai.

Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi duke folur për gazetën “Bota sot”, ka thënë se sikur Rusia, edhe Ukraina do të jetë çdoherë pushtuese dhe se ajo është në anën e kundërt të historisë lidhur me luftën në Ukrainë.

“Serbia në Ballkan ka qenë, është dhe do të jetë si Rusia në Ukrainë, pra pushtuese. Dhe, derisa Kosova është në anën e drejtë të historisë, siç janë edhe mbi 190 shtete të botës, Serbia është e kundërta. Ne përkrahim Ukrainën siç e përkrahë edhe bota e civilizuar në krye me SHBA-të. Serbia përkrahë Rusinë siç e përkrahin 4 shtete diktatoriale në botë”, është shprehur Gashi.

Sipas tij, Kosova nuk do të ulet e nënshtruar të bisedojë me Serbinë.

“Ne me Serbinë nuk mund të jemi as të barabartë sepse jemi viktimë e agresionit gjenocidial të Serbisë dhe sigurisht që Kosova me kryeministër Albin Kurtin nuk e ka prioritet dhe nuk do të ulet e nënshtruar nga Serbia siç e bënë të tjerët që negocionin me Serbinë si të nënshtruar”, ka potencuar ai.

Ai shton se Kosova do të bisedojë pa kushte për asociacionin dhe territorin, por për njohje, ku për këtë të fundit vlerëson se Serbia ka nevojë për presion nga SHBA-të, në të kundërtën nuk e bën.

“Dhe dihet se ne do të bisedojmë me Serbinë vetëm sa i përket pranimit të shtetit të Kosovës pa kushte, pa Zajednica e pa dhënie të territorit. Por kjo nuk do të ndodhë pa trysninë e SHBA-ve dhe BE-së. Pra ne nuk e kemi me nguti këtë punë dhe zgjidhja është SHBA, e cila duhet t’i bëjë trysni Serbisë që ta pranojë Kosovën si shtet. Pa SHBA-të kjo kurrë nuk do të ndodhë me Serbinë e Vuçiqit, ministrit të Millosheviqit”, ka deklaruar Tomë Gashi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat