Ndërsa dita e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë po afrohet, mbi institucionet e Kosovës është shtuar presioni ndërkombëtar për lejimin e mbajtjes së tyre brenda territorit të shtetit.
Në vazhdimësi krerët e shtetit kanë deklaruar se do të gjejnë zgjedhje në mënyrë që serbët e Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet që do të mbahen më 3 prill.
Për analistin Faton Mehmeti, nuk ka kuptim që të lejohet mbajtja e zgjedhjeve nëse nuk është lejuar as mbajtja e referendumit.
“S`ka kuptim të lejohen zgjedhjet, nëse nuk është lejuar mbajtja e referendumit. E habitshme nëse qeveria lejon mbajtjen e zgjedhjeve, ndryshim qëndrimi për dy çështje thuajse të njëjtja nuk i bën nder qevrerisë. Në të njejën kohë qeveria duhet të jetë koherente mr qëndrimet e saja dhe të sqarojë para qytetarëvë për presionin ndërkonbëtar”, ka thënë Mehmeti.
Sipas tij, në këmbim të mbajtjes së zgjedhjeve serbe Kosova duhet të kërkojë diçka në favor të saj.
“Nëse insistohet fort nga SHBA, gjë që nuk e besoj, Kosova të kërkoj diçka në favor të saj. Minimumi të jetë kjo, maksimumi mos të mbahen fare, qeveria të jetë e zgjuar dhe me plan konkret për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme”, ka thënë Mehmeti.