Naim Miftari me deklaratë të fortë për disa të akuzuar në Hagë: I eliminuan krerët e luftës, disa i vranë pas shpine e disa i qiten në prita serbe

Politika

Naim Miftari me deklaratë të fortë për disa të akuzuar në Hagë: I eliminuan krerët e luftës, disa i vranë pas shpine e disa i qiten në prita serbe

Nga: N. Sh. Më: 21 mars 2022 Në ora: 16:01
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka folur për krerët e UÇK-së që gjenden në Tribunalin e Hagës.

Miftari thotë se atje disa luftëtarë të lirisë janë pa faj, por të tjerët që janë aty, janë profitera dhe multimilionera të luftës.

Miftari këto deklarata i bëri pas deklaratës së kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti i cili ka folur për krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

Ndërsa, Miftari thekson se, në Hagë gjenden hajnat e fondeve të luftës dhe keqpërdoruesit më të mëdhenjë të emblemës së UÇK-së.

“Është e vërtetë se disa luftëtarë të lirisë janë në burgun e Hagës pa faj. Së paku dy persona që janë të akuzuar në Hagë i kam takuar vet disa herë gjatë luftës në beteja të ndryshme në tërë Kosoven, por disa të akuzuar tjerë që janë aty, janë vetëm profitera e multi-milionera të luftës, janë hajna të fondeve të luftës, janë keqpërdoruesit më të mëdhenj të emblemës të shenjt të vet UÇK-së, janë njerëz që e tradhtuan dhe e demobilizuan UÇK-në (s’ju duheshin më UÇK-ja) dhe janë keqperdorusit më të tmerrshëm të luftës për liri”, thotë Miftari.

Sipas tij, disa prej atyre që janë në Hagë, luftën më të madhe e kishin se qysh me u pasurua.

Ai shton se, ata gjithashtu ia pastruan rrugën vetit duke i eliminuar krerët kryesor të luftës, disa sipas tij i vranë pas shpinës e disa të tjerë i kanq qitur në prita serbe.

“Disa prej tyre ‘rrezikun’ më të madh që e kanë patur është zhvillu në betejat e ndryshme të Kamasutres nëpër hotelet Europiane dhe Tiranës, beteja me dashnoret e tyre të shumta e herë me gratë e tyre. Lufta e tyre ishte qysh me u pasurua e me ba përçarje dhe duke ia pastruar rrugën vetit për pushtetin pas luftës, duke i eleminuar me rend krerët kryesor të luftës, disa duke i vra vet pas shpinës, e disa duke i hedhur në pritat e milicisë dhe ushtrisë serbe, e disa duke i hedhur përmes UDB-së nëpër burgjet serbe”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat