Kjo është lufta më speciale në botë, ja si i shpëtoi NATO dy milionë shqiptarë nga zhdukja

Politika

Kjo është lufta më speciale në botë, ja si i shpëtoi NATO dy milionë shqiptarë nga zhdukja

Nga: A.M Më: 24 mars 2022 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë me 24 mars 1999, erdhi pas shumë vrasjeve dhe masakrave që militantët dhe paramilitarët serbë i kryen ndaj civilëve shqiptarë, nga vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999.

Lidhur me përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në një prononcim për gazetën “Bota sot” foli analisti politik, Rexhep Shahu.

Sipas tij, Kosova është shteti më me fat në botë, pasi Amerika e shpëtoi atë nga zhbërja pas një lufte të madhe speciale.

“Kosova është vendi e shteti më me fat në planet pasi banorët e saj i shpëtoi nga zhbërja Amerika e NATO-ja me luftën ajrore që nisi me 24 mars 1999 dhe vazhdoi 78 ditë e netë. Lufta më speciale në botë, luftë për të shpëtuar dy milionë shqiptarë nga zhbërja e zhdukja”, deklaroi ai.

Image
Analisti politik, Rexhep Shahu.

Ndërsa, sa i përket krahasimit të luftës së Kosovës me luftën që po bëhet tani në Ukrainë Shahu tha se nuk ka asnjë ngjashmëri, pasi atje nuk ka ndërhyrë NATO-ja, kurse në Kosovë po.

“Lufta e NATO-s për Kosovën nuk ka të krahasuar me asgjë e me askënd. Sot po luftohet në Ukrainë nga populli ukrainas kundër pushtuesit rus. Një ndryshim mes ukrainasve dhe shqiptarëve është se atje nuk po ndërhyn NATO-ja, në Kosovë luftoi NATO-ja, Ukraina është mbi 40 milionë banorë, Kosova ishte dy milionë banorë”, theksoi analisti.

Më tej, ai potencoi se për dallim që Kosova gjatë kohës së luftës nuk kishte ushtri, Ukraina ka shumë armë dhe një ushtri shumë të madhe dhe profesioniste.

“Ukraina është shtet me ushtri të madhe profesioniste, Kosova nuk kishte ushtri, UÇK filloi të krijohej si ushtri guerile dhe nuk kishte armë as fuqi të ndeshej me Serbinë dhe ta mbronte popullsinë civile në Kosovë, ndaj hyri NATO-ja. Ukraina ka ushtri e fuqi ta mbrojë veten, por një e veçantë e mrekullueshme atje është se po luftojnë me shumicë gra të Ukrainës”, vlerësoi Shahu.

Ndër të tjera, analisti thotë se shqiptarët janë populli më me fat që kanë aletë Amerikën e NATO-n, kontributi i tyre nuk duhet harruar dhe duhet t’i jemi mirënjohës gjithë jetën.

“Shqiptarët me luftën e Amerikës e NATO-s janë populli i zgjedhur dhe popull me fat. Mirënjohja është detyrë e jona dhe renditja e kontribuuesve nuk duhet harruar, Kosovën e ka çliruar gjaku i derdhur i shqiptarëve në dekada, Amerika, NATO-ja, dhe UÇK që me veprimet e saj e ndaluan dhunën serbe”, përfundoi Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat