Që nga paslufta zgjedhjet serbe sa herë që janë zhvilluar në Serbi janë mbajtur edhe në Kosovë.
Por, ky hov i zgjedhjeve është ndalur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij kanë vendosur që të ndalohen zgjedhjet e parapara në Serbi, të mbahen në Kosovë, në përputhje edhe me rezolutën e fundit të Kuvendit të Kosovës të nxjerrë enkas për kundërshtimin e mbajtjes së një referendumi antikushtetues të Serbisë në Kosovë. Rezoluta e projektonte ndalimin e mbajtjes së çdo aktiviteti antikushtetues nga Serbia në shtetin tonë.
Por, ky vendim i Qeverisë së Kosovës nuk i ka pëlqyer qeverisë së Serbisë dhe serbëve të Kosovës, që instrumentalizohen nga Beogradi, nëpërmjet Listës serbe dhe grupeve kriminale serbe.
Pas reagimeve të serbëve, po paralajmërohet për zhvillime të rrezikshme me datën 3 prill. Kështu kanë thënë njohës të çështjeve politike për gazetën “Bota sot”. Po ashtu, ata kanë paralajmëruar se mund të ketë një plan ruso-serb për Kosovën.
Hasani: Evropa do të duhej të rikthehet në Ballkan, sepse Serbia dëshiron konflikte
Profesori Refik Hasani në një bashkëbisedim për “Bota sot”, e ka komentuar vendimin e kryeministrit për zgjedhje .
“Kryeministri Kurti ka refuzuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës ka marrë një vendim në kohë realist që refuzon mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, të caktuara të mbahen me datën 3 prill, pasi edhe ashtu e obligon Rezoluta e Parlamentit lidhur me këtë çështje”, thotë ai
Që nga paslufta zgjedhjet serbe sa herë që janë zhvilluar në Serbi janë mbajtur edhe në Kosovë.
Por, ky hov i zgjedhjeve është ndalur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij kanë vendosur që të ndalohen zgjedhjet e parapara në Serbi, të mbahen në Kosovë, në përputhje edhe me rezolutën e fundit të Kuvendit të Kosovës të nxjerrë enkas për kundërshtimin e mbajtjes së një referendumi antikushtetues të Serbisë në Kosovë. Rezoluta e projektonte ndalimin e mbajtjes së çdo aktiviteti antikushtetues nga Serbia në shtetin tonë.
Por, ky vendim i Qeverisë së Kosovës nuk i ka pëlqyer qeverisë së Serbisë dhe serbëve të Kosovës, që instrumentalizohen nga Beogradi, nëpërmjet Listës serbe dhe grupeve kriminale serbe.
Pas reagimeve të serbëve, po paralajmërohet për zhvillime të rrezikshme me datën 3 prill. Kështu kanë thënë njohës të çështjeve politike për gazetën “Bota sot”. Po ashtu, ata kanë paralajmëruar se mund të ketë një plan ruso-serb për Kosovën.
Hasani: Evropa do të duhej të rikthehet në Ballkan, sepse Serbia dëshiron konflikte
Profesori Refik Hasani
Profesori Refik Hasani në një bashkëbisedim për “Bota sot”, e ka komentuar vendimin e kryeministrit për zgjedhje .
“Kryeministri Kurti ka refuzuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës ka marrë një vendim në kohë realist që refuzon mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, të caktuara të mbahen me datën 3 prill, pasi edhe ashtu e obligon Rezoluta e Parlamentit lidhur me këtë çështje”, thotë ai.
Më tej, profesori ka treguar se a do të ketë rrezik për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
“Mendoj, për shkak që nuk lejohet mbajtja e zgjedhjeve dhe moslejimi i mbajtjes së Referendumit të Republikës së Serbisë që nuk u lejuan në muajin janar të këtij viti, nuk mund të sjellin rreziqe, por rreziqet ishin më herët me rastin e miratimit të Asociacionit të Komunave Serbe, moszbatimi i asnjë marrëveshje Beograd-Prishtinë, mos arritja e një marrëveshje historike-një marrëveshje të paqes e kështu me radhë”, thekson ai.
Gjithashtu, Hasani thotë se ky vendim i kryeministrit Kurti duhet të akceptohet drejt nga bashkësia ndërkombëtare.
“Do të duhej të akceptohet drejt dhe realisht moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, si një vendim shumë parimor dhe me vend edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Duke dalë në mbrojtje, që Serbia të mbaj zgjedhje në Kosovë, në Republikën e Malit të Zi, kështu Serbia trimërohet dhe dëshiron të sillet sikur ,,ende e ka të drejtën sikur të ishte Jugosllavia’’, ajo kohë ka ikur dhe Serbia sa më parë ta kuptojë aq më mirë është për të, por edhe për shtetet e pavarura që ishin dikur pjesë e RSFJ-së”, vlerëson Hasani.
Kelmendi: 3 prilli datë që Serbia mund ta rrezikoj Kosovën
Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi
Sipas profesorit dhe njohësit të çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se mos lejimi i zgjedhjeve serbe nuk ndikon negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të dhe BE-në.
“Zgjedhjet e shtetit serb nuk duhet të organizohen nga Republika e Kosovës. Nuk ka fakte se mos organizimi i zgjedhjeve ndikon negativisht për Kosovën në marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-të.
Serbia synon organizimin e zgjedhjeve të veta në Kosovë sikurse me qenë Kosova nën Serbi. Kjo nuk lejohet, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
Këtej kërkohet marrëveshje ndërshtetërore për zgjedhje. Këtë nuk e do Serbia. Kosova është shtet sovran. Mundësi tjetër nuk ka”, thotë ai.
Sipas tij, me 3 prill mund të ketë veprime kriminale nën direktivat e Beogradit.
“Minoriteti serb në Kosovë është nën diktatin e Beogradit dhe mund të veprojë kundër shtetit.
3 prilli është momenti dhe koha e mirë për veprime kriminale të armatosura kundër Republikës së Kosovës për të provokuar luftë të armatosur dhe intervenimin e Beogradit”, thotë profesori.
Kelmendi ka kërkuar nga organet e Kosovës të jenë të përgatitura për të vepruar.
“Ky skenar është i përafërt me atë në Ukrainë, dhe organet e Kosovës kërkohet të jenë të përgatitura për të vepruar. Edhe BE-ja, NATO-ja dhe SHBA-të duket se kanë mendim se ky veprim kriminal mund të ndodhë. Kjo është një datë për provokim dhe për agresion serbo-rus në Kosovë”, thekson Kelmendi.
Hertica: Nuk do të ketë rrezik
Analisti politik, Ali Hertica
Ndërkaq, analisti politik, Ali Hertica, për “Bota sot”, e përkrahë vendimin e Qeverisë së Kosovës për mos lejimin e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.
“Kuvendi I Republikës së Kosovës me 15 janar, ka miratuar një Rezolutë nëpërmjet të cilës është kundërshtuar mbajtja e votimeve të organizuara nga Serbia në Kosovë, për një referendum antikushtetues për Kosovën, të Serbisë për ndryshime kushtetuese atje. Kjo përfshin edhe organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Institucionet e Republikës së Kosovës me të drejtë kanë pasur qëndrim të prerë për të mos lejuar organizimin e zgjedhjeve serbe në territorin e Republikës së Kosovës, pasi lejimi i organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë, do të mund të ndërlidhej drejtpërdrejt edhe si ushtrim i sovranitetit të Republikës së Serbisë në territorin e Kosovës”, thotë ai.
Më tej, Hertica e ka përmendur edhe qëndrimin e shteteve të QUINT-it, pas vendimit të qeverisë Kurti2.
“Andaj partitë opozitare duhet te , kenë koordinim më të mirë ndërmjet qeverisë dhe opozitës lidhur me çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Edhe pas të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i”, ka theksuar ai.
Në fund, Hertica nuk parasheh se mund të ketë ndonjë rrezik.
“Dhe së fundi në Kosovë nuk duhet të organizohen zgjedhjet e Serbisë sepse është shkelje e sovranitetit dhe poshtërim i institucioneve të Republikës. Nga moslejimi i zgjedhjeve nuk do të ketë asnjë lloj rreziku apo luftë speciale në veri të Kosovës, e cila do të mund të zhvillohet nga Serbia”, përfundon Hertica për “Bota sot”.