Zgjedhjet serbe në Kosovë/ Islami: Serbët duhet të pajtohen me kushtet e Kosovës

Politika

Zgjedhjet serbe në Kosovë/ Islami: Serbët duhet të pajtohen me kushtet e Kosovës

Nga: A.Z Më: 28 mars 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për procesin e zgjedhjeve të Serbisë, ku ka shprehur papajtueshmërinë e tij lidhur me qëndrimin e institucioneve kosovare.

“Zgjidhjet për çështje të ndryshme gjithmonë kërkojnë kompromise. Në këtë kontekst, ne, si vende të Quint, kemi shprehur pakënaqësinë tonë sepse Kosova prej kohësh nuk është pajtuar për zgjidhje pragmatike që do t’u mundësonte atyre që kanë të drejtën të votojnë në Kosovë, që të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë”, ka thënë Rohde

Lidhur me këtë, analisti Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se ambasadorin gjerman duhet pyetur se a praktikohet kjo nga shtetet nga kanë ardhur, apo të reagojnë edhe ndaj Malit të Zi për këtë arsye të zgjedhjeve.

Image
Islam Krasniqi

Tutje shtoi se ne duhet ta respektojm vendim e qeverisë, madje kjo nuk do të thotë se po e shkelim ndonjë të drejtë të tyre.

“Ne gjithmonë nuk mund të qëndrojmë kokë ulur, sepse ne nuk ishim agresiori dhe ne nuk kemi kryer krime, pse të dorëzohemi para minoritetit serb as para bashkësis ndërkombëtare, e që dikush duhet të ju thotë stop padrejtësive që bëhen në dëmë të sovranitetit të shtetit tonë. Ne duhet të pyesim ambasadorin Gjerman dhe kolegët e tij nga QUINT-it, se a e praktikon këtë në shtetet nga kanë ardhur, pse nuk po reagojnë ndaj pushtetit në Mal të Zi, edhe Podgorica e refuzoj kërkesën e Serbisë për të mbajtur zgjedhjet edhe në Mal të Zi. Më mirë është të ngulim këmb edhe të ju themi jo Serbisë dhe vendeve të Quintit për zgjedhje, se sa të pranojmë një padrejtësi deri në pafundësi. Ne duhet të përkrahim këtë vendim të qeverisë, sepse raportet ndërshtetërore rregullohen vetëm në bazë të parimit të reciprocitetit. Ne nuk po i ndalojmë që të votojnë dhe nuk po e shkelim një të drejtë elemtare të tyre, ne vetëm po e respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe ata që duan të jetojnë në Kosovë duhet të pajtohen me këto kushte”, deklaroi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat