“NATO nuk mund të rri duarkryq”

Politika

“NATO nuk mund të rri duarkryq”

Nga: A.M. Më: 29 mars 2022 Në ora: 23:34
NATO

Derisa lufta në Ukrainë po vazhdon, Serbia po vazhdon me mbështetjen e saj ndaj aleatit të sa, Rusisë.

Serbia haptas ka treguar se nuk do ta sanksionojë Rusinë për luftën në Ukrainë.

Ndërkaq, Serbia vazhdon ta provokojë Kosovën.

Profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se NATO- nuk duhet të rri duarkryq.

Sipas tij, NATO duhet të ndërmarrë veprime të domosdoshme.

“NATO nuk mund të rri duarkryq.

Veprimi i NATOS-se është i domosdoshëm, sepse rrezikohet kontinenti me front të dytë në Evropë.  Kështu rriten veprimet luftarake dhe forcat aktuale nuk mjaftojnë për t`u mbrojtur dhe Kosovës i duhet ndihme e madhe për të rezistuar kundër agresionit serbo-ruse. Serbia është e armatosur dhe janë nën armë me dhjetëra e mijëra veta. Rreziku është i lartë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat