“Ballkani Perëndimor po kërcënohet nga Serbia”

Politika

“Ballkani Perëndimor po kërcënohet nga Serbia”

Nga: A.M. Më: 31 mars 2022 Në ora: 22:19
Aleksandar Vuçiq

Serbia po vazhdon me avazin e vjetër. Ndërkaq, po kërkohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të merren me Serbinë.

Profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Ballkani dhe Kosova po kërcënohet nga agresion serb.

“Ballkani Perëndimor po kërcënohet.   Ballkanit dhe kryesisht Kosova po kërcënohen me agresion serb. Serbia po mobilizon ushtri e vullnetare. Bashkëpunon dhe armatoset nga Rusia. UE heshtë.

Dhe, kështu janë mobilizuar kriminelet e luftës dhe të paqes. Ata po mobilizojnë dhe po organizojnë veprimtari te ndaluara. Kjo e gjitha nën udhëheqjen e shtetit serb”,ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka shtuar se BE-ja dhe SHBA-të duhet të merren me Serbinë.

“Kosova mund dhe duhet të përgatitet. Nuk mund te përcaktoj përbërjen e palës serbe. Por, kërkohet të jetë e qartë dhe e vendosur në çështjen e vetë. I takon BE dhe SHBA-ve të merren me Serbinë  dhe, sa më parë që veprojnë, aq më mirë është për paqen dhe për sigurinë. Me kriminel e nuk ka të ardhme paqja në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar ai për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat