Për herë të parë, zgjedhjet e Serbisë nuk mbahen në Kosovë

Politika

Për herë të parë, zgjedhjet e Serbisë nuk mbahen në Kosovë

Nga: A.M. Më: 31 mars 2022 Në ora: 22:22
Ilustrim

Në orën 00:00 do të fillojë heshtja zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi.

Për herë të parë pas luftës këto zgjedhje nuk do ta mbahen në Kosovë.

Profesori Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se kur janë mbajtur zgjedhjet e fundit në Kosovë.

“Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka shpjeguar se si ka funksionuar dhe kush i ka përcjellë këto zgjedhje në Kosovës.

“Ato zgjedhje janë mbajtur sipas praktikave të mëhershme, ku misioni i OSBE-së, i ka grumbulluar votat në Kosovë, ndërsa më pas ato janë numëruar në dy qytete në jug të Serbisë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat