Kërkoi korrigjim të territorit në Çakorr, Haradinajt i vjen një reagim i ashpër: Kjo është kurvëri politike!

Politika

Kërkoi korrigjim të territorit në Çakorr, Haradinajt i vjen një reagim i ashpër: Kjo është kurvëri politike!

Nga: A.M Më: 5 prill 2022 Në ora: 22:52
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke përmendur rëndësinë e marrëveshjes së dy presidentëve lidhur me kufirin me Malin e Zi, ka theksuar se nëse nuk ka vullnet politik të bëhet korrigjimi në Qafën e Çakorrit dhe Kullën e Zhlebit, atëherë Kosovës i mbetet Gjyqi i Arbitrazhit.

Gjithashtu, Haradinaj u shpreh se duhet të kihet kujdes në përgatitjen e materialeve qoftë për korrigjim qoftë për arbitrazh, që Kosova të shënjojë kufirin aty ku është e drejta e saj.

Ndërsa, profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” tha se Haradinaj kur është në opozitë bëhet më i logjikshëm, kurse kur është në pozita shtetërore i humbë vetëdija.

Ai tha se sa ishte kryeministër vetë ia dhuroi territorin Malit të Zi, tani fajëson të tjerët.

Image
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi

“Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është më i logjikshëm kur është në opozitë, sesa kur është në qeveri, vërehet hapur se aq pasionohet pas posteve të larta shtetërore sa që s'di çfarë bën aq i humbë vetëdija sa që ju jep territore shteteve fqinje, sikurse që ia dha Malit të Zi, Çakorrin dhe Zhlebin. Sa ishte kryeministër i Kosovës vetë i dhuroi Malit të Zi territore, kurse tani fajëson dy presidentët e Malit të Zi dhe të Kosovës për veprimet katastrofike qeverisëse të tij me faljen e tokave Malit të Zi”, deklaroi profesori.

Më pas, Mehazi vlerësoi se kërkesa e Haradinajt për marrjen e Çakorrit është një kurvëri politike, ku synon që me veprimet e tij, t’i nxjerrë fajtorë të tjerët.

“Kërkesa e kryetarit të AAK-së, Haradinaj, për marrjen e Çakorrit dhe Zhlebit e ka kuptimin e kurvërisë politike: "do tradhtoj shtetin, po fajtor do i nxjerr të tjerët", zotëri Haradinaj sa ishte në krye të qeverisë i verbuar nga posti kurvëroi me Malin e Zi në Qafën e Çakorrit dhe në Kullën e Zhlebit e tani thotë se ketë kurvëri shtetërore nuk e ka bërë ai, por e kanë bërë të tjerët, gjegjësisht, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti”, theksoi ai.

Krahas kësaj, profesori potencoi se Haradinaj duhet të qëndroj në opozitë, pasi pushtetinuk po i bën mirë atij, sa që po jep territore falas shteteve fqinje.

“Kryetari i AAK-së kurvërinë e tij epshore të qeverisjes së tij do ta lajë me turpin tjetër të pasuksesshëm të Gjyqit të Arbirtrazhit. Haradinaj le të rri aty poshtë në opozitë se i bën mirë, opozita i jep shëndet e arsye sepse pushteti Haradinajn aq e deh dhe e pijanos sa që jo Çakorrin e Zhlebin që ia fali Malit të Zi, po pijanosja e tij qeverisëse mund t'ia jep edhe gjysmën e Kosovës Serbisë”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat