Presidentes Osmani i kërkohet t`i shfrytëzojë më shumë kompetencat në politikën e jashtme

Politika

Presidentes Osmani i kërkohet t`i shfrytëzojë më shumë kompetencat në politikën e jashtme

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 6 prill 2022 Në ora: 16:21
Presidentja Vjosa Osmani

Të hënën (4 prill) u bë një vit nga dita kur Kuvendi i Kosovës zgjodhi Vjosa Osmanin në postin e Presidentes së Kosovës.

Osmani nga deputetët që dolën prej zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 mori 71 vota.

Lëvizja Vetëvendosje me ndihmën e Lidhjes Demokratike të Kosovës arriti t'i siguronte votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Vjosa Osmanin Presidente të Republikës së Kosovës në raundin e tretë të votimeve.

Një vit pas marrjes së postit të Presidentes, analistët kanë mendime të ndryshme për Vjosa Osmanin.

Mehmeti: Osmani e ka përmbushur në mënyrën më të mirë të mundshme rolin e saj si presidente

Image
Faton Mehmeti

Kështu, sipas analistit FatonMehmeti, presidentja Osmani e ka përmbushur në mënyrën e saj më të mirë detyrën e saj.

“Në përgjithësi presidentja Osmani e ka përmbushur në mënyrën më të mirë të mundshme rolin e saj si presidente. Kështu që në një vjetorin e saj në krye të shtetit duhet thënë se e ka përmirësuar imazhin e presidentit, i dëmtuar nga paraardhësi i saj. Jo vetëm kaq, por Vjosa e ka artikuluar më së miri rolin e gruas shqiptare, e cila ishte e margjinalizuar si pasojë e shumë faktorëve”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, edhe pëlqimi i qytetarëve është në nivelin më të lartë.

“Kështu që në përgjithësi në të gjitha drejtimet një vjetori i Vjosës mund të konsiderohet shumë i suksesshëm. Vjosa ka ngritur edhe standardin e vlerësimit për presidentine vendit, një meritë e pamohueshme”, thotë Mehmeti.

Burjani: Presidentja duhet të punojë më shumë në forcimin e FSK-së

Image
Blerim Burjani

Ndërkaq, analisti Blerim Burjani thotë për gazetën “Bota sot” se presidentja Osmani është figurë uniteti, ndërsa është ende herët për të vlerësuar nëse e ka luajtur këtë rol.

“Ajo është Presidente, figurë uniteti, tash është ende herët për të thënë se e ka luajtur këtë rol deri në fund, prej saj edhe nuk pritet diçka e madhe të bëhet,kur dihet se ky post është ceremonial më tepër, jo ekzekutiv. Presidentja ka shfrytëzuar më pak kompetencat saj në politikën e jashtme dhe duhet të punojë më shumë për forcimin e FSK-së”, thotë Burjani.

Sipas tij, ka pasur disa prononcime për dialogun me Serbinë, ajo duhet t`i kushtojë më shumë kujdes emërimit të diplomatëve.

“Është shqetësuese pasi përsëri kemi emërime politike të diplomatëve”, përfundonBurjani.

Duhanaj me kritika

Image
Leon Duhanaj

 

Nga ana tjetër, analisti LeonDuhanaj, vlerëson se Presidentja Osmani ka dështuar të përkujdeset për unitetin e popullit.

“Bazuar në kompetencat kushtetuese të pozitës së Presidentit/es së Kosovës, ky post, konsiderohet mbi të gjitha si post, i cili ka përgjegjësi ose përkujdeset për unitetin e popullit, pa dallim partie, kombësie, race, besimi apo çfarëdo qofshin ndryshimet.

Për fat të keq, Presidentja Osmani, pos tjerash ka dështuar pikërisht në këtë pikë.

Në fakt e gjithë historia e karrierës së saj është e ndërtuar mbi konflikte dhe intriga. Presidente, u ngrit në politikë si praktikante e ish-presidentit Sejdiu, dhe si njëri ndër personat me të afërt të tij më vonë”,, thotë ai.

Sipas tij, znj. Osmani nuk e përkrahu z. Sejdiu, përkundrazi shfrytëzoj ndryshimet për të ndërruar anë në të mirë të karrierës së saj personale.

Znj. Osmani edhe në LDK vazhdimisht është njohur për qëndrimet e saj kontraproduktive. Znj. Osmani, në momentet kyçe kur u ndanë rrugët eLDK-së dhe VV-së në bashkëqeverisje, e tradhtoi partinë e saj duke u pozicionuar në krah të Kurtit edhe pse nga qielli shihet se Kurti kishte nxitur thyerjet në koalicion”.

Znj. Osmani u kujdes që të drejtën mbi të vërtetën publike rreth kësaj çështje, t'ia japë Kurtit e jo partinë e vetë dhe "idealet" mbi të cilat kishte ndërtuar karrierën e sajë”, theksonDuhanaj.

Ai tha se Osmani, tash Presidente e vendit, ka rënë nën ndikimin e z. Kurti dhe i gjithë aktiviteti i saj është i kufizuar në objektivat politike të Kurtit.

“Kemi një Presidente, e cila nëse talentin e sajë do ta shfrytëzonte duke bashkëpunuar me të gjithë dhe për të mirën e përgjithshme, do të mund të bënte punë të mira.

Për fat të keq, ajo zgjodhi të kundërtën. Ajo zgjodhi konfrontimin me të gjithë që politikisht do t'i shihte si kundërshtarë.

Kjo nuk është dhe nuk përbën përshkrimin kushtetues të punës së sajë”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat