Kërkesat për rritjen e pagave/ Analisti tregon se si duhet të veprojë Qeveria

Politika

Kërkesat për rritjen e pagave/ Analisti tregon se si duhet të veprojë Qeveria

Nga: A.SH Më: 10 prill 2022 Në ora: 22:52
Protestat nga Sindikatat e Pavarura të Kosovës

Të premten më 8 prill, Sindikatat e Pavarura të Kosovës, kanë mbajtur protestë me kërkesën për rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

Ata madje kanë paralajmëruar greva, nëse kërkesat nuk iu plotësohen.

Por a kanë ndonjë qëllim tjetër këto protesta dhe ky presion që po i bëhet qeverisë?

Lidhur me këtë analisti Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se edhe pse protestat janë demokratike, sindikatat duhet ta kuptojnë se Kosova është vendi i varfër dhe nuk ka mundësi buxhetore të realizojë kërkesat e çdo sektori.

“Të protestohet është një gjë normale e demokratike, posaçërisht në rastet kur kërkohen realizimi i drejtave të puntorëve, qoftë në sektorin publik apo privat. Por, një gjë duhet të kemi parasysh, Kosova është shtet i varfër dhe nuk ka mundësi buxhetore të realizojë kërkesat e çdo sektori, në këtë rast kërkesat duhet të jenë të arsyeshme”, vlerëson ai.

Sipas tij, protestat nuk duhet të jenë politike sepse e dëmtojnë qëllimin e tyre.

“Protestat në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë me motive politike, pasi e dëmtojnë edhe qëllimin e tyre. Qeveria duhet ta procedoj një ligj, i cili nivelizon pagat, ngrit mirëqenien e punëtorëve, por çdoherë duke i kuptuar rrethanat socio-ekonomike”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat