“Kosova nuk guxon të heshtë”/ Vjen thirrja për Qeverinë Kurti – Kërkohet të merret ky vendim që do ta tmerronte Serbinë!

Politika

“Kosova nuk guxon të heshtë”/ Vjen thirrja për Qeverinë Kurti – Kërkohet të merret ky vendim që do ta tmerronte Serbinë!

Nga: N. Sh. Më: 13 prill 2022 Në ora: 23:27
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kosova duhej që ta shfrytëzonte momentumin aktual të luftës në Ukrainë, që t’i vendoste sanksione Serbisë dhe të bojkotonte produktet serbe.

Kjo për shkak se, shteti serb nuk po vendos sanksione kundër Rusisë, e cila po lufton në Ukrainë.

Lufta e Rusisë në Ukrainë nuk po shkon ashtu siç duhej, e këtë po e shfrytëzon Rusia për të vrarë edhe civilë, gra e fëmijë ukrainas.

Analisti politik Gani Qarri, pohon se, pikërisht për shkak të raporteve me Rusinë dhe mos vënies së sanksioneve udhëheqjes ruse të Vladimir Putinit, Kosova do duhej ta shfrytëzonte këtë momentum, që  t’i vendoste sanksione Serbisë dhe bojkotonte tërësisht importimin e mallrave të saj, me parat e të cilave Serbia ndërmerr çdo veprim të mundshëm kundër shtetësisë dhe sigurisë publike të Republikës së Kosovës, duke manipuluar me pakicën serbe për ngritjen e tensioneve në vendin tonë.

“Për aq më tepër, duke pasur parasysh faktin se kursi prorus i Serbisë tani mbështetet vetëm te Vuçiqi, dhe te asnjë udhëheqës, qeveri, apo shtet tjetër në Ballkan, Kosova duke qenë e rrezikuar drejtpërsëdrejti nga kursi prorus i Vuçiqit, do duhej të bëhej nismëtarja e parë për vendosjen e sanksioneve kundër Serbisë, kur shihet publikisht se është pikërisht Vuçiqi ai i cili ktheu dashurinë e serbëve për Rusinë në faktor gjeopolitik”, thotë ai.

Sipas tij, vet mitingu masiv në përkrahje të Rusisë, i organizuar në Beograd më 4 mars, parullën parësore e kishte; “Rusia-Serbia dhe nuk na duhet BE”, me të cilën krenohej edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov!

“Për aq më tepër kur të kihet parasysh fakti se po ashtu tashmë ka zëra që edhe SHBA t’i vendosë sanksione Rusisë, Kosova nuk guxon të heshtë, por të veprojë konform situatës dhe zhvillimeve aktuale, duke ndërmarrë të njëjtat masa kundër Serbisë okupatore, e cila kurrë nuk ka hequr dorë nga agresioni kundër Kosovës, dhe për çdo ditë dëshmon publikisht, se ka të njëjtat plane okupuese ndaj vendit tonë, njëjtë si Rusia ndaj Ukrainës! Madje eksperti i politikës së jashtme dhe zhvillimeve në Ballkan, Jason Steinbaum, thotë se administrata amerikane mund t’i vë sanksione Serbisë, për shkak të blerjes së armëve ruse nga Beogradi, gjë që do të ishte rast ideal edhe për shtetin e Kosovës, që tu bashkohet sanksioneve të SHBA-së, dhe kundërvihet me kohë, qëllimeve agresive dhe pretendimeve territoriale ndaj vendit tonë, Serbisë okupatore”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat