“Rreziku është i madh”/ Pas armatosjes së Serbisë vjen thirrja për armatosjen e Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit

Politika

“Rreziku është i madh”/ Pas armatosjes së Serbisë vjen thirrja për armatosjen e Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit

Nga: A.SH Më: 14 prill 2022 Në ora: 15:56
FSK

Agresioni rus në Ukrainë ka bërë kërdi, dhe lufta atje nuk po shkon drejt ndaljes.

Madje sipas raportimeve të mediave të huaja, lufta ka të ngjarë të intensifikohet edhe më shumë.

Lidhur me këtë për “Bota sot” ka komentuar profesori, Muhamet Kelmendi.

Ai ka thënë se në këtë mes janë dy ndarje të shteteve, ideologjia liberale-demokratike dhe, në anën tjetër, është ideologjia nacional-fashiste, e udhëhequr në mënyrë autoritativo-diktatoriale, ku rolin e ka forca ushtarake.

“Agresioni në Ukrainë ka bërë dhe po ndikon që të ndahet bota përsëri në blloqe të ashpra. Nga moment agresivo-ushtarak fashist rus erdhi te një ndarje midis shteteve në botë. Ndarja u bë në dy blloqe dhe në bllokun e tretë futen shtetet neutrale, që nuk po futen në veprim për a kundër. Ndarja po bëhet mbi bazën e një ideologjie, që në fakt janë në një sistemi politiko- shoqëror dhe, natyrisht janë në kundërshtime dhe luftë të ashpër. Në njërën anë, është ideologjia liberale-demokratike dhe, në anën tjetër, është ideologjia nacional-fashiste, e udhëhequr në mënyrë autoritativo-diktatoriale, ku rolin e ka forca ushtarake. Në fund janë një grup shteteve, që në fakt fare nuk kanë ideologji politike, por që udhëheqin mbi ideologjinë e interesit klanor”, shpjegon ai.

Ai tutje ndan shtetet në tre grupe, duke shtuar se Serbia, Rusia, Bjellorusia, Siri, Kine etj, po armatosen shumë dhe janë shtete vrastare.

"Në grupin e parë të shteteve marrin pjesë shtetet e UE, më shumë kundërthënie, si dhe SHBA-të, Kanada, Australia, Japonia, Korea jugore, Shqipëria, Kosova, Malin e Zi etj. Në grupin e dytë të shteteve bëjnë pjesë shtetet me një udhëheqje autoritare të mbështetur në diktature, si dhe në bazë e saj është fuqia ushtarake. Shtetet e këtij grupi janë vrastare dhe kanë karakter agresiv me elemente raciste që i dërgojnë në gjenocid. Këtu futet Rusia, Bjellorusia, Kina, Serbia, Siria, Korea e Veriut, Kuba, Mali, Venezuela dhe me një lojë të dyfishtë, edhe India. Këto shtete po armatosen shumë. Vetëm Serbia mori nga Rusia njësi tankiste, helikopter dhe aeroplan luftarak. Nga, Kina morën raketa tokë-ajër. Kështu po armatosen edhe shtetet tjera agredive të grupit nacional -fashiste. Në grupin e tretë, janë shtetet gjoja neutrale, si disa shtete të Afrikës, disa të Azisë dhe të Amerikës Latine. Këto shtete sipas gjendjes, herë shkojnë me grupin e parë të shtereve, dhe e përkrahin lirinë dhe demokracinë, e herë kalojnë në anën e grupit agresivo-luftarak. Në Ukrainë është pikërisht duke u zhvilluar një luftë midis demokracisë liberale dhe shteteve nacional-fashiste e autoritare, të udhëhequr nga Rusia dhe Kina”, thotë ai. Në fund shton, se në gjendjen në të cilën ndodhet Ukraina ka nevojë për ndihmë që të armatoset. E, nga ana tjetër për armatimi e Serbisë nga Kina thotë se ka për të vepruar kundër Kosovës. “Së këndejmi, nuk mund të lihet vetëm Ukraina. Përkundrazi. Ukraina duhet të ndihmohet dhe të armatoset. Gjithashtu, edhe shtetet tjera, që janë në ballë të shteteve agresive, si në Ballkan, Kosova dhe Shqipëria, Mali i Zi me shtetin serb, në vendet Lindjes së afërt dhe në vendet tjera, ku janë shtetet demokratike në ballë të shteteve të grupit nacional-fashist dhe diktatorial, të armatosen. Serbia mori shumë armë agresive nga Rusia dhe Kina. Ato armë nuk i ka për pëllumba, por për të vepruar kundër Kosovës, në Bosnje e Hercegovinës, mundet edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi. Rreziku është i madh”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat