Kelmendi: I takon Prokurorisë Speciale të Kosovës ta hetojë vrasjen e Agim Ramadanit / S’ka nevojë për dyshime

Politika

Kelmendi: I takon Prokurorisë Speciale të Kosovës ta hetojë vrasjen e Agim Ramadanit / S’ka nevojë për dyshime

Nga: A.Z Më: 14 prill 2022 Në ora: 17:10
Agim Ramadani

Më 11 Prill, janë bërë 23 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.

Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri me bashkëluftëtarë si me Sali Çekun.

Juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se shumëçka nuk është e pasqyruar për Ramadanin, sepse nuk dihet pozita pas thyerjes së kufirit.

Sipas Kelmendit, Prokuroria duhet të hetoj nëse veç ka dyshime për vdekjen e tij, por gjithsesi, ai ka rënë në luftë kundër pushtuesve serbë, madje duhet të mbahet mend.

“Agim Ramadani është hero i kombit Agim Ramadani është një figurë e shënuar në thyerjen e kufirit sllavomadh dhe radhitet në piadestalin e heronjve më të shquar të kombit shqiptar. Natyrisht se shumëçka nuk është pasqyruar për këtë hero. Jeta dhe veprimtaria e heroit nuk është tërësisht e njohur. Këtu kërkohet punë. Nuk dihet në gjerësi aktiviteti dhe pozita para thyerjes së kufirit. Nga koha kur del në njësitet e ushtrisë së UÇK-së në vijën kufitare sllavomadhe në Koshare dihet qartë pozita dhe akti heroik e ushtarak. Ndërsa, nëse ka dyshime dhe të dhëna mbi vrasjen e heroit, i takon Prokurorisë Speciale të Kosovës ta hetojë këtë çështje dhe mbi ato të zhvillohet gjykimi, kuptohet nëse dalin në dritë të dhënat faktike. Nuk ka nevojë të krijohen dyshime. Heroi ka rënë në luftë kundër pushtuesve serb. Kështu njihet dhe kështu mbahet në kujtesën tonë, gjithë kohën,
derisa nuk del në dritë diçka tjetër mbi heroin. Këtë e bënë gjykata”,
përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat