Ish komandanti i UÇK-së tregon arsyen e armatimit të Serbisë me sistem raketor/ Ky është lloji i armëve që i duhet Kosovës për t`u mbrojtur

Politika

Ish komandanti i UÇK-së tregon arsyen e armatimit të Serbisë me sistem raketor/ Ky është lloji i armëve që i duhet Kosovës për t`u mbrojtur

Nga: M.L. Më: 15 prill 2022 Në ora: 11:11
Forca e Sigurisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi ditë më parë se vendi i tij është i interesuar që të blejë aeroplanë bombardues “Rafale” të Francës, sikurse që edhe do t’i vijnë sistemet kineze të mbrojtjes ajrore FK-3.

Kjo ka nxitur reagime të shumta, duke marr parasysh edhe faktin se Serbia vazhdon t`i ruaj lidhjet e saj të ngushta me Rusinë pavarësisht terrorit që kjo e fundit po e ushtron ndaj popullit të pafajshëm të Ukrainës.

Në raportime të ndryshme është folur mjaft për ndikimin ruso-serb dhe tendencat për destabilizimin e Ballkanit.

Fakti që Serbia po furnizohet me armë të një kalibri mjaft të lartë nuk mund të kalohet pa i kushtuar vëmendjen e duhur.

Në lidhje me këtë gazeta “Bota sot” ka biseduar me Hafir Hoxhën, ish Komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së.

Image
Hafir Hoxha

Taktikë e re e strategjisë në luftë

Kështu, Hoxha ka thënë se lufta në Ukrainë po tregon mënyrë, taktikë dhe strategji të re të luftës.

Ndryshimi dhe avancimi i teknologjisë luftarake ndikon dhe ndryshon edhe strategjinë, taktikën e luftës.

Rregullisht sa më shumë përsoset teknologjia ushtarake për luftë aq me shumë zvogëlohet nevoja e numrit të ushtarëve në ushtri dhe luftë, ky ritëm përcjell ushtrinë njëjtë sikur teknologjia në industri dhe prodhim ku zvogëlon nevojën e fuqisë punëtore të njeriut.

Me luftën në Ukrainë unë po vërej se armatimi i lehtë i krahut kundër mjeteve të blinduara është përsosur dhe ka përparuar dukshëm me shumë se sistemi mbrojtës i mjeteve të blinduara ( tankseve) nga to”, ka shpjeguar ai.

Hoxha ka thënë se synimi kryesor i armatosjes se ushtrisë tonë duhet të jetë vetëm në pajisje, raketa antitakse ( në vlerë prej 30.000€ një) , si dhe në sistem reaktor dhe pajisje për mbrojtjen kundërajrore.

“Pra në këtë luftë Tankset janë treguar të dobëta dhe kanë ngecur shumë, sidomos kur bëhet fjalë lufta në vendbanime, ku luftëtarët në raketa krahu kanë mundësi depërtimi dhe manovrimi shumë më efikas dhe u afrohen shumë afër këtyre objektivave të blinduara dhe një raketë një tank e dëmtohet tërësisht.

Pra investim në mjete të blinduara për momentin nuk shoh të arsyeshëm në ushtrinë tonë.

Synimi kryesor i armatosjes se ushtrisë tonë duhet të jetë vetëm në pajisje, raketa antitakse ( në vlerë prej 30.000€ një) , si dhe në sistem reaktor dhe pajisje për mbrojtjen kundërajrore pasi jemi vend i vogël dhe nuk synojmë të sulmojmë por vetëm zë mbrohemi prandaj urgjentisht duhet të investojmë në teknologji ushtarake defanzive, mbrojtëse e jo ofensive, sulmuese”, ka potencuar ai.

“Jemi shumë më të fuqishëm në faktorin njeri”

Në kuadër të kësaj ish komandanti i PU të UÇK-së, thotë se Serbia është duke bërë ndryshimin dhe përshtatshmërinë me traktatin e re luftarake që po tregohet në Ukrainë, pra po bën armatosjen e saj me armatim te taktikës dhe strategjisë së re të luftës.

“D.m.th pajiset me sistem raketor ku sulmet bëhen nga distanca e largët, pra nuk pret se mund të arrin synime luftarake me ushtri tokësore të këmbësorisë dhe me mjete të blinduara luftarake në Kosovë, pasi për këtë taktikë luftarake në jemi shumë më të fuqishëm në faktorin njeri, kohë dhe vend ku do të luftohet pasi ne do të zhvillonim luftë mbrojtëse kurse Serbia sulmuese dhe duhet të këtë 2 -3 herë me shumë ushtarë se ne për të na sulmuar”, ka theksuar ai.

Hoxha ka shtuar se armatosja e Serbisë me sistem raketor ka për qëllim sulmin mbi caqet e NATO-s në Kosovë e Shqipëri, në rast se ndodhë luftë ndërmjet Rusisë dhe Forcave të NATO-s.

"Prandaj armatosja e Serbisë me sistem raketor me efikasitet të lartë nga distanca janë pajisje më shumë për të sulmuar caqet e NATO-se në Kosovë dhe Shqipëri, për portet detare në Shqipëri dhe Mal të Zi po qe se ndodhe luftë mes Rusisë dhe forcave te NATO-s ku nuk besoj që mund të ndodhë por me vet faktin që Rusia dhe Kina e armatosin Serbinë me këto pajisje d.m.th se askush nuk garanton se ajo luftë nuk mund të ndodhë si mënyrë e ndonjë balancimi i fuqive në rajon”, ka thënë ai.

“Pra Serbia e di që me ushtri tokësore mundet me zhvillua ndonjë sulm befasues, por e din që ato mjete, ata ushtarë që futen në brendësi të Kosovës shumë shpejt do të zhduken, do të dorëzohen prandaj tani synon të këtë armatim nga distanca që me i dëmtua bazat dhe strukturat ushtarake nga largësia e që në Kosovë asi baza nuk kemi. Prandaj i mbetet me to të sulmojë infrastrukturë civile, spitale, posta, objekte, ndërtesa shtetërore, ndonjë urë dhe mullinj drithi që të dobëson mundësinë e jetës normale të qytetarëve që do ta mbështetshin ushtrinë tonë si strukturë e Mbrojtjes Civile siç po ndodh në Ukrainë”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat