Paralajmëroi padi ndaj Kosovës/ Ish agjenti i SHIK-ut i reagon Komandat Malishevës: Ja kush e kurdisi kurthin e Kumanovës

Politika

Paralajmëroi padi ndaj Kosovës/ Ish agjenti i SHIK-ut i reagon Komandat Malishevës: Ja kush e kurdisi kurthin e Kumanovës

Nga: P.R Më: 15 prill 2022 Në ora: 21:31
Foto arkiv/ Ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur për paralajmërimin e Muhamet Krasniqit, i njohur si Komandant Malisheva, i cili ka bërë të ditur se do ta padisin shtetin e Kosovës.

Sipas Miftarit, Kosova duhet të kërkojë rigjykim të plotë të grupit të Kumanovës.

“Komandant Malisheva ka të drejtë kur kritikon qeveritë e Kosovës për mos përkrahje por shteti i Kosovës është shtet i brishte shtet i dobët, por pas futjes në listën të zezë Amerikane të dy akterëve kryesor të kurthit të Kumanovës, Gruevskin dhe Mihalkovin e shërbimit sekret. Kosova duhet të kërkoj rigjykim ose së pakut transferimin e të gjithë të burgosurve nga procesi i kurdisur i rastit të Kumanovës në burgun e Kosovës”, thotë Miftari.

Image
Naim Miftari

Ai thotë se padia ndaj shtetit e Kosovës nga grupi i Kumanovës është e pamundur.

“Sa i përket deklaratës të komandant Malishevës për mundësinë e padisë ndaj qeverive të mëhershme të Kosovës Thaçi, Mustafa, Haradinaj... Ky fakt nuk qëndron nuk është i mundur juridikisht dhe vetëm nëse ish pjesëtarët e UÇK-së kanë qenë në Kumanovë me urdhër nga shteti apo qeveria e Kosovës kanë mundësi me i padit, së paku mundësinë e padisë morale pasi komandant Malisheva duhet ta dijë se ish qeveritë edhe nëse i kanë dërguar me detyrë me mision në Kumanovë. Sot ish qeveritarët kurrë nuk do ta pranonin atë fakt vetëm nëse Malisheva ka urdhra zyrtar të shkruar e të nënshkruar nga ish qeveritarët kanë të drejtë me kërku llogari”, shprehet ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se beteja e Kumanovës ishte një kurth nga shërbimi maqedonas e serb, ku dorë kanë edhe disa politikan shqiptar.

“Por sa i përket çështjes të burgosurve të grupit të Kumanovës, sa të është në krye të BDI-së dhe shqiptarëve në Maqedoni Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, kurrë nuk do të ketë drejtësi të mirëfilltë dhe riproces fer të rastit për kurthin e Kumanovës, ku në këtë rast dorë kanë pos shërbimit sekret maqedon-serbo-rus, dorë kanë edhe shërbimet e Kosovës dhe individ e politikan nga Kosova dhe Shqipëria dhe njohuri se çka po ndodh para rastit kanë pas edhe disa ambasada ndërkombëtare në Kosovë dhe Maqedoni, dhe shumë lehtë mundet që ky rast të jetë i lidhur indirekt në konflikt ekonomik dhe strategjik të gazsjellësit rus kundër gazsjellësit amerikan”, deklaron Miftari.

“Rasti i Kumanovës kurrë nuk do të ndriçohet deri në fund, por ata ish ushtar të UÇK-së duhet të lirohen pasi ata nuk sulmuan askënd nuk vranë civil por u sulmuan dhe kanë qenë të detyruar ta mbronin jetën e tyre nga eliminimi fizik që ju kishte përgatitur në Kumanovë”, përfundon për “Bota sot” ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Kujtojmë se sipas Komandant Malishevës, grupi Kumanova ka qindra fakte për qeveritë e kaluara, për çka ka paralajmëruar padi ndaj shtetit të Kosovës.

“Jemi të zhgënjyer dhe po presim edhe pak çështjen e vendimit final të Stasburgut. Pastaj do të marrim vendimet tona pasi kemi shumë fakte dhe mund të padisim edhe shtetin e Kosovës. Kemi fakte sa të duash. Për arsye të shumta. E kam fjalën për qeveritë e kaluara”, deklaroi Muhamet Krasniqit, i njohur si Komandant Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat