Serbia përballet me NATO-n nëse sulmon Kosovën

Politika

Serbia përballet me NATO-n nëse sulmon Kosovën

Nga: A.Z Më: 15 prill 2022 Në ora: 22:41
Vuçiq dhe Kurti

Disa sulme të njëpasnjëshme kanë ndodhur brenda ditëve në veri të Kosovës, ku si cak i këtyre sulmeve ishin pikërisht zyrtarët policorë të Kosovës.

Si fillim me gurë drejtuar veturave, e më pas iriq të vendosur iriq gjembor të vendosur për të dëmtuar automjetet e tyre, zyrtarët policorë u përballën me dy sulme të njëpasnjëshme.

Lidhur me këtë, analisti politik Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se kjo paraqet rrezik të sigurisë.

Ai thekson se duhet të jemi të përgatitur, madje sipas tij, institucionet e sigurisë duhet të koordinohen me KFOR-in, por megjithatë nëse diçka ndodh do të bërballen me NATO-n.

“Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, përpos që janë akt i shëmtuar, përbëjnë edhe shqetësim serioz për sigurinë e përgjithshme në Kosovë. Aq e shumë kur dihen synimet ruse për ta destabilizuar rajonin e ballkanit perëndimorë. Në ketë kontekst, duhet të jemi sy çelë dhe të përgatitur për çdo eventualitet. Institucionet e sigurisë, duhet të koordinohen me mekanizmat e KFOR-it, në mënyrë që çdo tentativë për destabilizim të ndërpritet në embrionin e sajë. Mendoj që kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitetin me të lartë institucional, por pa krijuar panik dhe huti tek qytetarët. Dihet se për çështje të sigurisë, përkatësisht kufijve përgjegjës është KFOR, përkatësisht NATO dhe si e tillë, nëse Serbia e trajton mundësinë e ndonjë sulmi ndaj Kosovës, do të përballet me NATO-n”, ka përfunduar Leon Duhanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat