Eksperti i sigurisë: Afera Pronto fajtore për mos liberalizim të vizave për Kosovën – Kjo është kërkesa për Qeverinë Kurti

Politika

Eksperti i sigurisë: Afera Pronto fajtore për mos liberalizim të vizave për Kosovën – Kjo është kërkesa për Qeverinë Kurti

Nga: N. Sh. Më: 16 prill 2022 Në ora: 15:20
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Adem Grabovci

Qeveria Kurti, sa të jetë në pushtet duhet që t’i jetësoj ligjet në mënyrën e duhur, ndërsa t’i dënoj ata që kryen vepra penale, qofshin figura të larta politike apo civile.

Madje, kjo Qeveri ka punë edhe me konfiskimin e pasurisë së paligjshme, e cila është fituar në Kosovë që nga paslufta.

Kjo është mënyra e vetme që qytetarëve t’i kthehet besimi në qeverije të drejtë.

Kështu shprehet eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, i cili shton se, situata e jetësimit të ligjshmërisë në Kosovë në këto dy dekada të pasluftës është diskriminuese dhe me këto mënyra të qeverisjeve kriminale, Kosovën e kanë izolua nga krejt bota, dhe jo rastësisht tani jemi shteti më i izoluar pa liberalizim të vizave.

“Ata të cilët e qeverisën këtë vend, qëllimin e vetëm e kishin që të pasurohen sikur që ia arritën atij qëllimi, pavarësisht dëmeve që ia sollën Kosovës e që ende nuk janë shpresat se do të lëvizim nga kjo situatë, me qëllimet tona ku po pretendojmë të jemi në BE, prandaj tani për tani shpresa e vetme që na motivon të lëvizim drejtë qëllimeve tona si qytetar janë, shtetet e BE, dhe e vetmja shpresë për pastrimin e vendit nga shumë të këqija që iu kanë bërë është ligji i Vettingut, që pritet të jetësohet me këtë Qeveri në pushtet”, thotë Tërnava.

Sipas tij, ligji Vetting për sistemin e drejtësisë po bëhet mjet i cili nuk guxon ta anashkalohet as të vonohet.

“Qeveria duhet të punon akoma më seriozisht që të dërgon në Kuvend këtë ligj i cili ka për qëllim që ta spastroj Kosovën dhe institucionet e saja nga krimi i organizuar dhe krimi në përgjithësi. Argument i fuqishëm që  e bënë akoma më të domosdoshëm futjen e Vettingut në drejtësi, sa më shpejtë aq më mirë, është epilogu final me aferën e madhe spektakulare Pronto. Ky epilog po na tregon se sa i kapur është ky sistem i degraduar dhe korruptuar i drejtësisë nga krimi i organizuar, prandaj edhe kërkesa me urgjente për ligjin Vetting, nuk është vetëm kërkesë e një subjekti politik në krye të shtetit, por është bërë kërkesë gjithë popullore, shpresa e vetme për pastrim të drejtësisë nga strukturat e zgjedhura në lidhje mes politikës dhe mafisë”, thotë ai.

Image
Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava

Tërnava flet për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë më 3 janar të vitit 2020 kur kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj 11 të akuzuarve në rastin e njohur “Pronto”.

“Mirëpo Gjykata e Apelit, më 30 qershor 2020, kishte ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Pronto” dhe i kishte shpallur fajtorë Adem Grabovcin, Ilhami Gashin dhe Sedat Gashin, për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”. Adem Grabovcit Apeli i kishte shqiptuar dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim, dënim i cili nuk do të ekzekutohej në rast se ai nuk kryente vepër tjetër penale, në kohëzgjatje prej 2 viteve. Grabovcit i ishte hequr edhe e drejta për t’u zgjedhur dhe i ishte ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit të periudhës së verifikimit të dënimit me kusht. Ilhami Gashit i ishte shqiptuar dënim unik prej 1 viti e 4 muaj burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohej në rast se i njëjti nuk kryente vepër tjetër penale, ne kohëzgjatje prej 2 viteve. Atij gjithashtu i ishte hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i ishte ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit të periudhës së verifikimit të dënimit me kusht”, shprehet ai.

Ai thotë se, Sedat Gashi ishte dënuar me dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 8 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohej në rast se i njëjti nuk kryente vepër penale në kohëzgjatje prej 1 viti.

“Atij i ishte hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i ishte ndaluar ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 vjetëve, pas kalimit të periudhës së verifikimit të dënimit me kusht. Kurse për të tjerët, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin, Nijazi Kryeziun, Arbenita Pajazitin, ish-sekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fatmir Shurdhajn, Ismet Nezirajn, Xhavit Dakajn dhe Rexhë Abazin, Apeli e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke e vërtetuar aktgjykimin lirues të shkallës së parë. Ndaj këtij vendimi palët kishin bërë ankesë në Gjykatën Supreme, e cila më 29 shtator 2020 kishte vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të 30 qershorit 2020”, shton ai.

Sipas tij, pasi palët kishin paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme, kjo gjykatë në prill të vitit 2021 e ka prishur aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, të 30 qershorit 2020 dhe atë të Gjykatës Supreme, të 29 shtatorit 2020, për pjesën dënuese në rastin “Pronto”, me ç`rast i ka anuluar dënimet e shqiptuara ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci si dhe për Ilhami Gashin dhe Sadat Gashin dhe e kishte kthyer rastin në rivendosje.

“Gjykata e Apelit në shtator të vitit 2021 kishte njoftuar se ka ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë vetëm sa i përket të Ilhami Gashit, ndërsa sa i Grabovcit dhe Sadat Gashit, kjo gjykatë pati njoftuar se ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PSRK-së dhe kishte vendosur që edhe ata dy të shpallen të pafajshëm. Në bazë të gjithë kësaj rrugë manipulative nëpër të cilën ka kaluar afera PRONTO për shpalljen e pafajësisë të grupit të saj, gjithsesi duhet të jetë pikërisht ky rast për listim e hetim me procesin Vetting, dhe dhjeta e qindra raste të tilla të ngjashme të cilat janë amnistuar nga lidhja e treshes së fort mafioze mes rrjetit të krimit të organizuar, gjykatësve dhe avokatëve si ndërmjetës me krimin inkriminuar, dhe duke i nxjerr dosjet e tyre, të gjitha këto lidhje kriminale duhet pastruar, ndjekur e ndëshkuar, për shërbimin që ja kanë bërë për dy dekada dhe po ja bëjnë akoma, mafies së lidhur me politikën dhe krimit”, pohon Tërnava.

Eksperti i sigurisë tutje shprehet se, me krejt këto shpjegime për këto vendime të gjykatave që objekt i të akuzuarve ishin grupi “Pronto”, qartë po shihet se sa vështirë e kanë pasur i gjithë stafi gjykues me prokurorë dhe të tjerët që të marrin pjesë në këto gjykime maratone.

“Në këtë mënyrë sikur po shihen, lehtë po e vërejmë se fajtorët kryesor që kemi mbetur kaq mbrapa, janë njerëzit që e udhëhoqën këtë vend deri më tani, dhe po këta të punësuar nëpër institucionet shtetërore, qartë po shihet se ishin në disponimin e tyre prandaj po dënohen me këto dënime qesharake që në të vërtetë nuk janë dënime, prandaj jo rastësisht që jemi i vetmi shtet në botë që jemi më i izoluari nga shtetet tjera. Kësaj Qeverie i duhet që sa të jetë në pushtet ti jetësoj ligjet ashtu si duhet, dhe vepër kryesit t’i dënoj me dënime meritore qofshin ata vepër kryes edhe figura që dikur në vitet e kaluara ishin në pozita të larta të shtetit, President, Kryeministra, Ministra etj, dhe tërë pasuria e tyre e  paligjshme që e kanë fituar të ju konfiskohet atyre, sepse vetëm në këtë mënyrë popullit do t’i kthehet besimi në qeverisje të drejtë të këtij vendi, dhe elektorati prapë do tua jep votën edhe për shumë vite këtyre pushtetarëve që ta qeverisin këtë vend”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat