Skandalet e Serbisë po dalin në ‘dritë’/ Analisti paralajmëron këtë gjë

Politika

Skandalet e Serbisë po dalin në ‘dritë’/ Analisti paralajmëron këtë gjë

Nga: A.M Më: 16 prill 2022 Në ora: 17:59
Aleksandar Vuçiq

Lufta e Rusisë në Ukrainë, padyshim ka ndikuar edhe në shtet e tjera të Evropës, e veçanërisht në vendet për Ballkanin Perëndimor.

Serbia me mbështetjen e saj ndaj shteti rus, ka nxitur reagimet e BE-së dhe shteteve tjera të fuqishme.

Krahas kësaj, shteti serb ka rritur provokimet e saj ndaj Kosovës.

Megjithatë, ende asnjë prej udhëheqësve të saj nuk është sanksionuar për qëndrimet e tyre pro-ruse.

Analisti politik, Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot” komentoi raportet e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, më saktësisht Kosovës dhe Serbisë.

Image
Analisti politik, Leon Duhanaj

“Kur flasim për raportet ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në gati dy dekadat e fundit, kanë qenë tejet të ndjeshme dhe specifike, sidomos si pasojë e pozicionit të Serbisë në ketë mes.

Serbia nga njëra anë, në mënyrë të vazhdueshme është munduar që ta sabotoi shtetësinë e Kosovës, e sidomos pas ardhjes në pushtet e të koalicionit NikoliqVuçiq, Daçiq, të cilën përmes strukturave mafioze ndikuan në de integrimit total të komunitetit serb në Kosovë”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Duhanaj tha se fajtor për këtë degradim të situatës nga ana e Serbisë, e ka BE dhe krijimi i Listës Serbe.

“Këtë degradim e arritën edhe me ndihmën e Brukselit dhe marrëveshjeve të paqarta atje, e sidomos me lejimin e krijimit të Listës Serbe e cila u bë faktor de stabilizues dhe shtriu pushtetin e Vuçiqit në Kosovë.

Sipas asaj që tani me po shihet qartazi, po del se përkëdhelja ndaj Serbisë nuk ka qenë krejtësisht vetëm si pasojë e përpjekjeve për ta larguar nga ndikimi rus, por ka qenë si detyrim i disa çarqeve bazuar në raportet e ngushta, gjegjësisht ndikimin rus në rritje”, theksoi analisti.

Më tej, ai potencoi se Evropa vetëm pas shpërthimit tëluftës në Ukrainë, filloi të afrohet me SHBA-të dhe të jetë më realiste në raport me Kosovën.

“Tani po del në shesh se shtete me nam, si Gjermania, kanë qenë goxha të varura nga Rusia dhe se lufta e Ukrainës po del të jetë shkëputja e tyre nga kapja përfundimtare. Është e dhimbshme ta themi, por kjo luftë e fatkeqësi e Ukrainës po del të jetë fati jonë dhe i regjionit, pasi që paskemi pas me mbetur minimalisht në status quo. Pas këtij konflikti, Evropa është e detyruar t'i ofrohen me shumë SHBA-së, nga e cila ishte larguar goxha dhe, po ashtu është e detyruar të jenë me realist në raport me Kosovën”, vlerësoi Duhanaj.

Po ashtu, analisti beson se tani situata ka ndryshuar për shtetin serb dhe nuk e ka më komoditetin dhe mundësinë që të qëndroj edhe me Perëndimin edhe me Rusinë.

“Gjërat do të ndryshojnë rrënjësisht për sa i përket qasjes ndaj Serbisë. Serbia do t'i ketë të gjitha mundësitë reale për partneritet me Perëndimin por nuk do ta ketë ma luksin e qëndrimit me të dyja anët. Pas kësaj lufte edhe Rusia do të dal e dërrmuar dhe nuk do ta ketë fuqinë ndikuese në botë.

Këto shenja i vërteton edhe rasti i publikimit të situatës së ish senatorit zviceran Dick Marty. Pra edhe pse tentim vrasja e tij nga shërbimet serbe që ishte hetuar para dy vitesh, nuk është bërë publike deri më tash. Pra edhe ky publikim është bërë si pasojë e ndryshimit të rrethanave gjeopolitike në terren”, tha ndër të tjera ai.

Në fund, Duhnaja u shpreh optimist për Kosovën, duke deklaruar se koha dhe bota demokratike po punon për ne.

“Koha po punon dhe do të punoj edhe më shumë për ne. Edhe bota demokratike në krye me SHBA-të po punon për ne. Kërkohet që vetëm edhe ne vetë t'ia fillojmë seriozisht të punojmë për veten tonë. Kjo çfarë po shihet në performancën e qeverisë, për fat të keq, nuk është aspak në harmoni me qëllimet tona madhore, por të mbetemi me shpresë që gjërat do të ndryshojnë për së mbari dhe edhe ne të reflektojmë”, përmbylli Leon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat