Binomi i të zezës ruse-serbe, Putin dhe Vuçiq / Duan që luftën ta përhapin në Ballkan, e zjarri të bie mbi Kosovë

Politika

Binomi i të zezës ruse-serbe, Putin dhe Vuçiq / Duan që luftën ta përhapin në Ballkan, e zjarri të bie mbi Kosovë

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 17 prill 2022 Në ora: 19:28
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sceçla ka vizituar pikat kufitare në veri të Mitrovicës, ku janë sulmuar Policia e Kosovës nga grupe kriminale me prejardhje nga Serbia

Kërcënimet nga Serbia nuk kanë të ndalur, së fundmi ajo që bëri të ketë edhe reagime të shumta ishte sulmi ndaj policisë së Kosovës.

Sulmi i fundit ishte dje në vendin e quajtur Sharpej në Jarinje. Në raportin e policisë thuhet se derisa njësia e policisë kufitare ka qenë duke vëzhguar, janë dëgjuar dy shpërthime.

“Në këtë rast nuk ka pasur të lënduar si dhe as dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore”.

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe është iniciuar rasti. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Përveç këtyre sulmeve, Serbia vazhdimisht edhe po armatoset, me ç'rast sipas vëzhguesve të huaj, dërgesa, përkatësisht armatosja e këtillë e Serbisë është shenjë për luftë.

Madje sipas Janush Bugajskit ekspertit amerikan për Ballkanin, shihet si një hap i bërë nga Serbia, në përmbushje të miqësisë me Rusinë, dhe nevojës që Putini ta hap një front lufte përtej Ukrainës.

“Vuçiqi është udhëzuar nga mbrojtësi i tij Putini që ta destabilizojë Ballkanin”

Blerja e armëve sigurisht se do të vazhdojë derisa Perëndimi e toleron Serbinë, që të bashkëpunojë ngushtë me Putinin. Për ta ndryshuar kursin, Serbia, sipas ekspertit amerikan Alon Ben Mejr, profesor në Universitetin e Nju Jorkut, duhet t’i bëhet trysni Serbisë për shkak të refuzimit të saj, që t’i bashkohet Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, Presidenti i Serbisë Vuçiq refuzoi thirrjet nga BE-ja dhe SHBA-ja për t'iu bashkuar sanksioneve kundër #Rusisë. Ky është një moment kritik për #Serbinë. BE-ja dhe SHBA-ja duhet t'ia bëjnë të qartë Vuçiqit se forcimi i lidhjeve me Rusinë do të rrezikojë procesin e saj të integrimit”, thotë ai në tviter.

“Sulmet serbe në Veri ndaj policisë së Kosovës, e kanë kuptimin e luftës asgjë më shumë”

Image
Analisti Sulejman Mehazi

Lidhur me këtë, analisti politik Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, deklaroi se qëllimi i Putinit dhe Vuçiqit është që luftën ta fillojnë në Kosovë, e më pas edhe në Bosnje.

Madje sipas Mehazit, qëllimi i gjithë kësaj është që vëmendjen e luftës ta zhvendosin nga Ukraina në Ballkanin Perëndimor.

Tutje u shpreh se NATO-ja, BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta mbrojnë Kosovën, por nëse jo, kjo do të thotë që janë kundër Kosovës.

Nuk ka diskutim se në Veri të Kosovës tandemi Vuçiq-Vulin provokuan Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti. Binomi i të zezës ruse-serbe, Putin dhe Vuçiq, si e qysh duan që luftën ta përhapin brenda Evropës në Ballkan, e zjarri i parë luftarak të fillojë në Kosovë e për të vazhduar më tej në Bosnjë-Hercegovinë. Sulmi ndaj policëve të Kosovës erdhi përtej kufirit dhe kjo tregon se Serbia në bashkëpunim me Rusinë duan që vëmendjen e luftës ta hedhin nga Ukraina në Ballkanin Perëndimor, pikërisht në Republikën e Kosovës, ku evropianët në vend që të sigurojnë paqen ata lanë mënjanë Kosovën për të manipuluar e nxitur trazira për një luftë të dytë serbe në Kosovë, pas asaj të 1999-ës. Nëse NATO-ja, BE-ja dhe SHBA-ja nuk përpiqen ta mbrojnë Kosovën nga hienat luftarake ruse-serbe,atëherë lirisht mund të themi se këto fuqi botërore jo që do jenë kundër Kosovës, por edhe kundër vetvetes, në Kosovë BE-ja e NATO-ja duhet të mbrojnë veten e jo Kosovën nga ndikimet ruse”, thotë ai.

Më tej potencoi se pasi që Kosova është e braktisur nga BE-ja, andaj edhe duan luftë Putin dhe Vuçiq në Kosovë, gjë që kishte deklaruar edhe Bugajski, pra duan luftë të re.

Ai u shpreh tutje se elita jonë politike është sulmuar nga sulmet serbe duke filluar nga Osmani, Kurti e tek shumë tjerë, por sipas Mehazit, kjo elitë mençurin e tyre duhet ta fajësojnë Serbinë para botës.

“Armatosja e Serbisë tregon hapur se Vuçiqi në bashkëpunim me kinezët komunistë e hitlerin e dytë rus, Putinin, përgatitet për luftë, e luftën më lehtë mund ta nis në Kosovën e braktisur nga BE-ja, e cila dhe më të thjeshtën nuk e bëri për Kosovën, liberalizimin e vizave për qytetarët e saj. Për përhapjen e luftës nga Ukraina në Kosovë paralajmëroi edhe zotëri JanushBugajski, që tha se: “Mundësi e mirë për NATO-n dhe Kosovën që të punojnë së bashku dhe të gjuajnë terroristët. Tandemi i krimeve të luftës Putin-Vuçiq dëshiron të provokojë një luftë tjetër”. Sulmet serbe në Veri ndaj policisë së Kosovës, e kanë kuptimin e luftës asgjë më shumë, këtu është sulmuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është sulmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po dhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës ArmendMehaj. Elitës politike të Kosovës si ka mbetur gjë përveç me mençuri politike e diplomatike të fajësojnë para botës Serbinë, por edhe tapërvetësojnë elitën politike evropiane, amerikane dhe të NATO-s në favor të Kosovës e në debakël, politik, diplomatik e luftarak të Serbisë ruse”, shtoi ai.

“Të shuhen grupet kriminale serbe”

Image
Analisti Hidajet Ahmeti

Analisti Hidajet Ahmeti, potencoi se duke e pasur parasysh që Serbia vazhdimisht po provokon, ndërkombëtarët duhet t’i ndihmojnë institucionet në Kosovë, dhe të “shtrijë sovranitetin në atë pjesë”.

“Serbia në vazhdimësi ka provokuar shtetin e Kosovës, pasi kërkon destabilitet në pjesën veriore për të përfituar nga rasti. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptoj qëllimin e saj dhe të ndihmoj institucionet e sigurisë së Kosovës për të intervenuar në atë pjesë. Grupet kriminale të dirigjuara nga shteti serb duhet të shuhen dhe në mënyrë graduale qeveria e Kosovës të shtrijë sovranitetin në atë pjesë”, thotë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat