Edhe një subjekt i ri politik/ Mehmeti: Kjo parti do të shuhet shpejtë

Politika

Edhe një subjekt i ri politik/ Mehmeti: Kjo parti do të shuhet shpejtë

Nga: A.Z Më: 19 prill 2022 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Më 9 mars është regjistruar partia më e re politike në Kosovë.

E kryetar i Bashkimit për Ndryshim – Anamorava, është zgjedhur Isa Agushi. I njëjti tha se nevoja për të sjellë një subjekt më ndryshe nga subjektet aktuale, bëri që ta formojnë këtë subjekt të ri.

Lidhur me këtë, analisti politik Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se skena politike është tejet e ngarkuar, saqë sipas tij, kemi nevojë për zvogëlim të tyre.

Ai theksoi se, kjo parti nuk do të ketë asnjë ndikim, madje do të shuhet shumë shpejtë.

“Jo që nuk ka nevojë për parti të re, përkundrazi kemi nevojë për zvogëlim të tyre. Skena jonë politike është më e ngarkuar se në Indi apo në cilindo shtet tjetër të madh botëror.Kjo parti politike nuk do i sjellë asgjë vendit tonë. Përveçë krijimit të vendeve të punës për 10 persona që bëjnë pjesë në këtë parti dhe daljn e tyre ndonjëherë në tv, nuk pres diçka tjetër nga kjo parti politike. Edhe ashtu është parti lokale e krijuar në vetëm tri komuna të vendit, kështu që nuk ka rritje dhe ndikim të saj në skenën tonë politike. Me pak fjalë, nuk pres risi nga kjo parti, pritshmëritë e mia janë që do të shuhet shpejtë, nuk ka çfarë të ofrojë dhe si e tillë është e destinuar të dështojë”, ka theksuar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat