Vitin e kaluar kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiqi, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, krijuan iniciativën “Ballkani i hapur”.
“Ballkani i hapur”, sipas promovuesve të tij synon bashkimin në një treg të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë ende pjesë e Bashkimit Europian, liritë themelore të unionit.
Po, së fundi kancelari i Gjermanisë Olaf Shulc, i deklaroi Ramës, se Gjermania është kundër kësaj nisme, dhe se do ta rivitalizojë “Procesin e Berlinit”, i cili përveç integrimit të përbashkët të kësaj pjese të Ballkanit, e kushtëzon integrimin e Serbisë aty, me njohjen e Kosovës shtet sovran.
Për shkak se ky projekt vlerësohet se mbron interesat e Serbisë, para së gjithash ekonomike, për t’i siguruar, dominim ndaj shqiptarëve dhe rajonit.
Kosova është kategorikisht kundër kësaj nisme për të mos lejuar hegjemoni serbe në ekonomi dhe diplomaci, ndërsa nuk e njeh ekzistencës e vendit tonë si shtet. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili kishte deklaruar se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur” me Serbi të mbyllur.
“Sa i përket Minishengenit, Serbia nuk i pranon diplomat, dokumentet, vulat. Nuk ka “Open Ballkan” për Serbi të mbyllur me Kosovën. Le të hapet një herë Serbia”.
Ndër shtetet që nuk i janë bashkangjitur kësaj nisme, është edhe Mali i Zi, por duket se ky qeveria e re që pritet të formohet, mund ta ndryshojë qasjen ndaj asaj nisme serbe, për “Ballkanin e hapur”.
Jakov Milatoviç, ministër malazez i Zhvillimit Ekonomik ka thënë se çdo iniciativë që synon integrimin ekonomik rajonal duhet të merret parasysh.
Lidhur me atë se a duhet ta Abazoviq një gjë të tillë, dhe a duhet që edhe Kosova ta përkrahë, për “Bota sot”, kanë folur disa njohës të çështjeve politike.
“Mali i Zi nuk do t’i bashkëngjitet”
Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci, në një prononcim për “Bota sot”, deklaroi se Kosova është kundër “Ballkanit të hapur”, andaj edhe nuk duhet t’i bashkohet, madje sipas tij, atij procesi nuk do t’i bashkohet as Mali i Zi.
“Open Ballkan” është formë e re e hegjemonisë serbe në Ballkan, Serbia pas luftërave të humbura në ish Jugosllavi, po tenton të rikthehet në një minijugosllavi ekonomike siç është pretendimi i “Open Balkanit”. Ne si Kosovë jemi kundër ashtu siç janë edhe BE-ja, por edhe vendet e rajonit Kroacia, Bosnja etj. Mali i Zi ka pasur qëndrim kundër Open Balkan-it, të paktën presidenti Gjukanoviç kështu është deklaruar. Ne nuk e kemi dëgjuar z.Abazoviç, por paska deklaruar një ministër, i cili është ende në këtë kabinet në shkuarje. Kosova assesi nuk duhet të jetë pjesë e Open Balkanit. Ne jemi pjesë e të gjitha nismave të Bashkimit Evropian. Përkrahja e Serbisë ndaj Rusisë si dhe armatosja e saj është tregues se çfarë mendësie ka ish ministri i Millosheviçit. Pra, kësaj nisme nuk duhet t’i bashkëngjitet askush, unë besoj shumë që as Mali i Zi nuk do t’i bashkëngjitet”, deklaroi Bajqinovci.
“Mali i Zi ka shumë probleme që kërkojnë zgjedhje para se të bëhet fjalë për një minishengen ballkanik”
Ndërsa, analisti politik, Skënder Mulliqi, ka shtuar se kësaj ideje i qe bashkëngjitur Rama, Vuçiqi dhe Zaev, ndërsa nuk po e përkrahë Bosnja, sepse nuk mund të funksionoj si shtet për shkak të Republikës Serbe.
“Idenë për “Ballkan të Hapur” nuk e kanë përkrahur se kjo ide është e parakohshme, se ende kemi probleme të natyrës etnike, ekonomike dhe probleme politike në rajonin ende të trazuar të Ballkanit. Bosnja nuk po ka mundësi të funksionojë si shtet unik për shkak të apetiteve të Republikës Serbe, për tu ndarë nga BH-ja. Kroacia dihet se nuk e përkrahë asnjë nismë që lidhet me shtetin serb, i cili nuk ka paraqitur gatishmëri politike pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, të sillet në mënyrë parimore politike me Kroacinë”, thotë Mulliqi.
Tutje ka shtuar se po ashtu këtë nuk mund ta pranoj as Mali i Zi, por sipas Mulliqit, Tirana ka bërë gabim që iu bashkëngjitë kësaj nisme, duke e pasur parasysh qëndrimin ndaj Kosovës nga shteti serb.
“Ky është një element, e ka edhe shumë të tjerë që bëjnë që Kroacia mos të bashkëngjitet idesë për “Ballkan të hapur”. Mali i Zi nuk e ka pranuar këtë ide deri më tash, se Serbia disa herë ka tentuar të përmbys pushtetin legjitim në këtë Republikë, dhe nuk po e pranon faktin se Mali i Zi me referendum ishte ndarë nga Serbia. Gabim të pafalshëm në këtë drejtim ka bërë pushteti i Tiranës, i cili i hyri kësaj pune siç thotë një fjalë e popullit “Pa bisht e pa krye”. Kryeministri i Shqipërisë ka bërë gabim mendoj unë në plasimin e kësaj ideje të parakohshme, ku Serbia nuk është liruar nga hegjomonizmi serbomadh në Ballkan, dhe ndaj idesë të pushtimit të Kosovës edhe me luftë. Rama e dinë faktin se Serbia e Vuçiqit, nuk ka kërkuar falje për gjenocidin ndaj shqiptarëve, dhe as nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës”, potencoi ai.
Më tej ai e ka potencuar këtë ide të Vuçiqit si “Botë serbe”, gjë që sipas tij, po e mendojnë ta realizojnë gjatë luftës në Ukrainë, të cilën Rusia po e bën me qëllim përfshirjen e të gjitha republikave të Bashkimit Sovjetik.
Ai shtoi se Abazoviq “po deklaron se nuk ka asgjë kundër “Ballkanit të hapur”, e që për mua kjo shkon në favor të Serbisë”.
“Unë e pyes Edi Ramën se si ka mundësi t’i futet një nisme të tillë në këto rrethana politike, por edhe tani kur kemi luftën në Ukrainë, dhe synimet e Putinit që edhe në Ballkan të krijojë rrethana të reja lufte. Thënë të drejtën kjo nismë ka qenë shumë e dëmshme edhe më e menduar në kokën e vet kryeministri shqiptarë, e jo që shumë zellshëm po tenton ta bëjë faktike duke i bindur edhe shtetet për rreth që t’i bashkangjiten. Kjo ide në kokën e shovinistit të Serbisë, Vuçiq është “Botë serbe”. E dihet se është ide serbomadhe që e hamendëson se ku jeton një serb duhet të jetë Serbia. “Bota ruse” ka filluar zbatimin e saj me luftën në Ukrainë, e që Putin sipas rrjedhës së ngjarjeve të luftës mendon me e zgjeru në republikat e ish Bashkimit Sovjetik, madje për qëllim e kishte ndonjë shtetet të ish bllokut të lindjes. Të gjitha këto rrethana politike nuk është që nuk i dinë mirë Edi Rama, por edhe tash Abazoviqi i Malit të Zi, i cili po deklaron se nuk ka asgjë kundër “Ballkanit të hapur”, e që për mua kjo shkon në favor të Serbisë”, thotë ai.
Tutje u shpreh se edhe deklarata e tij për anëtarësim në BE, bie ndesh me idenë për “Ballkanin e hapur|, gjë që as shteti gjerman nuk e përkrahë.
“Ky ndryshim i kursit politik në rrethanat kur Serbia po e kërcënon edhe Malin e Zi me luftë, vetëm sa e sforcon pushtetin e Vuçiqit për të futur ndikimin politik dhe ekonomik të saj, e që nuk e kishte mundësinë sa ishte kryeministër, Millo Gjukanoviqi. Deklarata e Abazoviqit se është i gatshëm për anëtarësim në BE deri në vitin 2025 bie ndesh me idenë për t’u bërë pjesë e “Ballkanit të hapur”, e që këtë nismë nuk është duke e përkrahur Gjermania si njëri ndër shtetet më me ndikim në BE. Mali i Zi ka shumë probleme të tjera që kërkojnë zgjedhje para se të bëhet fjalë për një minishengen ballkanik, që nuk është në të mirën e rajonit, derisa Serbia nuk heq dorë përfundimisht për pushtime të reja në Ballkan”, shtoi ai.
E dëmshme për shqiptarët, edhe për Malin e Zi
Mulliqi theksoi se edhe pse Kurti nuk e përkrahë, Abavoziq deklaron se nuk do të ketë problem nëse jepë kontributë në këtë iniciativë.
“Abazoviqi thotë se do të angazhohet që në Mal të Zi mos të ketë dy shtete paralele, por që në fakt nëse i bashkohet “Ballkanit të hapur”, atëherë edhe mund të flasim për dy shtetet paralele në këtë Republikë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin Ekonomik në Shkup është deklaruar për iniciativën “Open Balkan”, për të cilën ka thënë se nuk kanë diskutuar në këtë samit, por siç theksoi ai beson në Procesin e Berlinit. Tutje, kryeministri i Kosovës theksoi se duhet t’i shohin të gjitha këto si të ndërlidhura, pasi që nuk është e mundur që të ecim përpara derisa injorojmë ndodhitë e së kaluarës, ose duke injoruar realitetin aktual. Kurse zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se Mali i Zi nuk do ta kishte problem të merrte pjesë e të jepte kontributin në këtë iniciativë. Koha do të tregojë se kjo nismë është e përkohshme, e dëmshme për shqiptarët, por e dëmshme edhe për Mal të Zi”, ka përfunduar Skënder Mulliqi për “Bota sot”.