Alarmon eksperti i sigurisë: Institucionet janë të infektuara nga agjenturat anti-shqiptare të shërbimeve sekrete

Politika

Alarmon eksperti i sigurisë: Institucionet janë të infektuara nga agjenturat anti-shqiptare të shërbimeve sekrete

Nga: A.SH Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Ditë më parë është publikuar një raport nga kreu i SHISH-it, në të cilin thuhet se ka aktivitete të shërbimeve të inteligjencës nga vende jomiqësore në Republikën e Shqipërisë.

Këtë raport e ka komentuar për gazetën “Bota sot” eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Ai ka thënë se Shqiprëa duhet të respektojë të drejtat e pakicave që gjendet jashtë saj, siç vepron njëjtë Serbia.

“Një shtet sikur tani që është Shqipëria që edhe qytetarët e saj dhe të gjithë shqiptarët e botës që e konsiderojnë Shqipërinë si shtet te tyre, po e vërejnë tani se në çfarë gjendje dhe situatë të tillë gjindet tani ky shtet. Shqipëria si shtet i pavarur dhe anëtare e NATO-s, duhet të ishte shtet i besueshëm dhe i avancuar në këtë aleancë, përkundrazi fare nuk vërehet se i mbron të drejtat e shqiptarëve gjithandej ku gjinden e së paku të atyre shqiptarëve që gjinden përreth në shtetet tjera fqinje e sidomos edhe bashkë-kombësit e tyre që janë me kombe të tjera në konflikt. Së paku ishte dashur te merr mësim nga shtetet tjera si nga Serbia, e cila interesohet për serbët gjithandej ku gjinden nëpër shtete tjera si në fqinjësi të tjerave shtete e gjetiu. Mendoj se me këto sjellje Shqipëria as që tregon afërsinë me kombin e saj si shqiptar që janë të shpërndarë përreth këtij shteti amë”, thotë ai.

Image
Hajrullah Tërnava

 

Madje, ai shton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shihet i afërt me Serbinë, shtet ky i cili ka kryer krime në Kosovë, dhe akoma vazhdon ta luftojë atë.

“Sikur që vërehet se Kryeministri Edi Rama është më i përafërt me shtetin e Serbisë, që ky shtet nga edhe shumë shekuj më parë e deri më tani, popullit shqiptar i ka shkaktuar masakra dhe krime të shumta. Edhe tani jemi në situatën që Kosovës po ky shtet po i kanoset me luftë. Në këtë situatë të krijuar tani me luftë-nxitje sikur po zhvillohet lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Tani kur e tërë bota demokratike është radhitur dhe i ka vë sanksione Rusisë për agresionin që e ka bërë ndaj Ukrainës, i vetmi shtet i Evropës që po tregon miqësi me Rusinë është Serbia. Ajo po identifikohet me të si mike e saj dhe po i qëndron pranë. Andaj, shtrohet pyetja pse Edi Rama dhe për çfarë arsye po i rrinë pranë Vuçiqit, edhe që bënte aktivitete të pareshtura për „Ballkanin e Hapur“ që vete serbët e quajnë „bota serbe“ e që ishin shqiptarët në tjera shtete e kundërshtonin këtë veprim të Ramës. Tani sidomos edhe tani Rama po i rri aq pran Vuçiqit, tani kur janë qartësuar situatat dhe qëndrimet e shteteve mike për shkakun e kësaj lufte që po e tronditë botën”, shprehet ai.

Sa i përket raportit të SHISH-it, Tërnava ka theksuar se duhet t’i jepet një afat shumë i shkurt që të merret vendim për spastrimin e atij shërbimi sekret në detaje.

“Prandaj s’është edhe befasi që në raportimin e shërbimit sekret të shtetit të Shqipërisë, në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit Helidon Bendo, shef i SHISH, konfirmon se në Shqipëri ka aktivitet të shërbimeve të inteligjencës nga vende jomiqësore. Tani është e qartë se shërbimet sekrete të çdo shteti janë shërbime më të besueshme të atij shteti, dhe vendimet e saj duhen të respektohen dhe shteti si shtet gjithnjë duhet te veproj në bazë të atyre vendimeve, dhe nëse tani është konstatuar se në atë shërbim sekret ka aktivitete të shërbimeve inteligjencës nga vendet jomiqësore, duhet që një afat shumë të shkurt të merret vendim për spastrimin e atij shërbimi sekret në detaje, nga po ata njerëz të shërbimeve sekrete të huaja. Sidomos kur këtë fakt po e pranon dhe argumenton njeriu më i besueshëm i atij shërbimi të SHISH. Nëse argumentohet se edhe institucione tjera janë „të infektuara“ nga agjendat antishqiptare të shërbimeve sekrete, duhet të bëhet çmos që ato institucione sa më parë të spastrohen nga ata njerëz të shërbimeve të huaja”, nënvizon eksperti.

Tërnava thotë se Ramës i është bërë me dije që të përcaktohet nëse dëshiron të jetë me Rusinë apo me Perëndimin.

“Prandaj qëndrimet e Ramës në mbrojtje të Serbisë morën një goditje të fuqishme nga një grup senatorësh te cilët e akuzuan këtë shtet për qëndrimin pro-rus, dhe njëherit duke ia bërë të qartë se të përcaktohet nëse donë me mbetë me Rusinë apo me Perëndimin. Kjo e bën të qartë se Rama duke e mbështetur dhe shfajësuar Serbinë në qëndrimet e tij pro-ruse, është kompromentuar vet ai, por edhe Qeveria e Shqipërisë, duke rënë nën ndikimin e shërbimeve armiqësore të Shqipërisë, siç thekson edhe raporti i SHISH-it. Tani shërbimi sekret SHISH duhet ti ketë të dhënat se cilat shërbime sekrete janë involvuar në shërbimin e SHISH-it, si dhe në institucione tjera sikur që thuhet qofshin ato shërbime ruse, Serbisë apo Greke apo tjera”, përfundon eksperti Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat