“Sharjet që i përdori Abelard Tahiri i PDK-së në Kuvend janë turpëruese”/Analisti jep një propozim rreth Kuvendit të Kosovës

Politika

“Sharjet që i përdori Abelard Tahiri i PDK-së në Kuvend janë turpëruese”/Analisti jep një propozim rreth Kuvendit të Kosovës

Nga: A.SH Më: 28 prill 2022 Në ora: 15:32
Abelard Tahiri

Sot deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri është dëgjuar duke sharë në Kuvend.

Ai ka përdor sharjet më banale ndaj deputetëve të pozitës, në një institucion siç është Kuvendi i Kosovës.

Lidhur me këtë analisti, Skënder Mulliqi, thënë se Kuvendi i Kosovës, është bërë si arenë gladiatorësh, deputetë të cilët veten e shohin aty për të realizuar profite të caktuara, e jo për të bërë punë të mira për qytetarë dhe për shtetin e ri të Kosovës.

“Në Kuvendin e Kosovës, krejt pas luftën zunë vend edhe shumë njerëz pa meritor. Kuvendi është bërë arenë e gladiatorëve, të cilët veten e shohin aty për të realizuar profite të caktuara, e jo për të bërë punë të mira për qytetarë dhe për shtetin e ri të Kosovës. Nuk po mungojnë gjatë seancave parlamentare fyerjet, sharjet, nga fjalori më banal i mundshëm i disa personave, e qe nuk janë të pakët, të cilët nuk meritojnë më as postin e të zgjedhurit të popullit. Rruga e tillë politike nuk i duhet Kosovës, dhe as qytetarëve të saj. Nëse deri më tash Kosova ka qenë bashqe e babës, nuk duhet të jetë më kurrë e tillë. Shteti nuk ndërtohet me maskarada politike, nuk ndërtohet me njerëz të cilët problem e kanë pasurimin, e jo mirëqenien dhe zhvillimin. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, ka thënë ai.

Sipas tij, sharjet në Kuvend janë gjuha më e ulët që mund të përdoren, gjuhë e rrugës e jo e njerëzve të cilët pretendojnë së janë serioz.

Tutje shton se, sharjet që i përdori Abelard Tahiri i PDK-së në Kuvend, janë turpëruese.

“Mjaft e patëm një praktik të tillë të mbrapshtë, që Kosovën e bëri të izoluar dhe të varfëruar. Sharjet në Kuvend janë gjuha më e ulët që mund të përdoren, kjo është gjuhë e rrugës e jo e njerëzve të cilët pretendojnë së janë serioz. Sharjet që i përdori Abelard Tahiri i PDK-së në Kuvend, janë turpëruese. Vendi ka një mijë probleme të cilat kërkojnë të zgjidhen. Nga deputetët e tillë e që për fat të keq nuk janë pak, do të ishte mirë që Kosova mos të këtë Kuvend fare. Dikush, apo edhe shumëkush mund të çuditet me këtë që po e them, por ka shtete në botë pa Kuvend. Edhe neve nuk na duhet një kuvendi i tillë. Mund të ekzistojmë me institucione të tjera të shtetit!”, përfundoi ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat