Juristi dënon gjuhën ofenduese të Abelard Tahirit

Politika

Juristi dënon gjuhën ofenduese të Abelard Tahirit

Nga: A.M. Më: 29 prill 2022 Në ora: 16:26
Abelard Tahiri.

Në seancën e fundit të Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri shpërtheu deri në sharje, pasi deputetët e pozitës po bënin zhurmë, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Deri në këtë situatë, Tahiri erdhi pasi u ngrit në këmbë ndërsa Haxhiu i thoshte “qetësohu”.

“Z. Tahiri nuk ke nevojë me u shqetësu. Qetësohu. Qetësohu. Ju nuk keni të drejtë me i thënë “mbylle” ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër. Krejt krimet që i keni bë kanë me u zbardhë”, tha ajo ndër tjerash.

Ndërsa mundohej t’i përgjigjej Haxhiut nga vendi, Tahiri iu drejtohet deputetëve të LVV-së: “Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”.

Mirëpo, përdorimi i një gjuhe të tillë fyese dhe ofenduese në një institucion si Kuvendi, nxiti reagime të shumta.

Image
Juristi Blerm Burjani

Juristi Blerm Burjani në një prononcim për “Bota sot” tha se reagimi i Tahirit të PDK-së ishte i papranueshëm dhe i dëmshëm për procesin e punës në Kuvend.

“Normal e pa pranueshme, edhe pse reagimi ishte në afekt, nuk ishte i qëllimshëm, megjithatë kjo është e pa arsyeshme dhe e dëmshme, pa marrë parasysh situatat që mund të krijohen gjatë punës së Kuvendit”, deklaroi Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat