Deputetja e LDK-së kërkon angazhim më të madhë nga Qeveria për çështjet e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare

Politika

Deputetja e LDK-së kërkon angazhim më të madhë nga Qeveria për çështjet e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare

Nga: M.H. Më: 29 prill 2022 Në ora: 17:56
Rrezarta Krasniqi

Ditë më parë ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried së bashku me emisarin Gabriel Escobar takuan presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ata poashtu kanë takuar edhe opozitën në Kosovë.

Pas të gjitha takimeve, Donfried deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të lëvizin sa i përket dialogut, pasi gjendja momentale i bën favor vetëm Serbisë.

E arritja e një marrëveshje mes dy palëve ndihmon edhe në çështjen e libralizimit të vizave, pasi mosarritja e një marrëveshje të tillë po arrinë të ngadalësoj procesin në organizatat ndërkombëtare.

Në lidhje me këtë temë “Bota sot”, ka kontaktuar deputeten nga radhët e LDK, Rrezarta Krasniqi, e cila njëkohësisht është kryetare e Komisonit për Integrime Evropiane.

Ajo u shpreh se LVV po ka mungesë të transparencës në lidhje me deklarimet publike se çfarë është duke u zhvilluar në dialogun me Serbinë.

Krasniqi shton që kemi të bëjmë me një qeveri e cila ka qasje të gabuar ndaj dialogut dhe nuk ka shënuar asnjë arritje nga diskutimet me palen serbe.

E para për sa i takon dialogut unë vazhdimisht e kam potencuar edhe në Kuvend por edhe në deklarimet e mia publike se dialogu të cilin po e bënë kjo qeveri, shoqërohet vazhdimisht me mungesë të transparencës, për çka LVV sa ishte në opozite kritikonte partitë që ishin në qeveri, kurse tani që është në pushtet ka shkelur mbi të gjitha parimet e tyre, përfshirë edhe rezolutën e Kuvendit të Kosovës e cilia i obligon që para dhe pas çdo takimi të raportojnë në Kuvend për agjendën e diskutimit në kuadër të dislogut. Pastaj, ju kujtohet se para se të vinin në pushtet, dialogun e paten vendosur në prioritet të 5 ose 6, kurse me të marrë pushtetin, nisen me nxitim dialogun. Këta ndryshe kanë thënë e ndryshe po veprojnë tani. Pra, kemi të bëjmë me një qeveri e cila ka qasje të gabuar ndaj dialogut dhe nuk ka shënuar asnjë arritje nga diskutimet me palen serbe. Çështja e dialogut duhet të mbyllet me njohje të ndërsjellë”, u shpreh deputetja.

Ndër të tjera deputetja shton që qeveria nuk po bën asgjë në lidhje me anëtarsimin e organizatave ndërkombëtare dhe se nuk kemi as lobime të vendit.

Institucionet tona duhet të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për t’u bërë anëtare në organizatat ndërkombëtare, sepse vetëm kështu Kosova bëhet faktor në arenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk po bënë asgjë në këtë drejtim, madje nuk ka as agjendë për këtë çështje. Kemi po ashtu edhe mungesë të njohjeve, sepse nuk ka fare lobim për vendin. Kjo qeveri nuk i ka sjellur asnjë të mirë vendit”, përfundoi Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat