Vazhdon kërkim dorëheqja për Martin Berishajn

Politika

Vazhdon kërkim dorëheqja për Martin Berishajn

Nga: A.Z Më: 30 prill 2022 Në ora: 15:14
Martin Berishaj

Robert Golob, kryetari i Partisë së Lirisë në Slloveni, dyshohet se është implikuar në një skandal financiar bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Mirëpo, Golon i ka mohuar akuzat për përfshirje në aferën e dyshuar për shpërlarje parash.

Në mesin e reagimeve të shumta, ishte edhe reagimi nga LDK, me ç’rast ish deputeti, Shkëmb Manaj tha se “LDK kërkon dorëheqjen e ambasadorit Berishaj, dhe ai duhet të përballet me institucionet e drejtësisë”, ka thënë Manaj.

E lidhur me këtë deklaratë, analisti politik Fatmir Bajraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Qeveria Kurti u bë tani një me aksionerët e “Mafiasë së energjisë elektrike”.

Sipas Bajraj, veprimi i Berishajt ishte “dorëheqja deri te sqarimi i rrethanave dhe deri te verdikti i organeve të drejtësisë”.

Qeveria Kurti, aksionare e "Mafiasë së  energjisë elektrike", pjesë e së cilës është nipi i Aleksandër Rankoviqit, Vuk Hamoviç. Ambasadori i diskredituar i Kosovës n'Kroaci, z.Martin Berishaj, me kompaninë e Tij tanimë kriminale anti-kombëtare & anti-shtetërore-MB-Consulting, sekser i trekendshit famëkeq të mafias së energjisë elektrike; Llazareviq-Fazliç-Hamoviç. Kurti, Osmani dhe Gërvalla, u bënë një me krimin. Pas zbulimit të skandalit nga ane e televizionit slloven Planet TV, në lidhje me transferin e 600 mijë euro nga dega në Beograd e kompanisë energjetike sllovene, “GEN-I”, e të cilat pretendohet se i ka tërhequr në ‘cash’ dhe më pas ia ka dhënë politikanit slloven, Robert Golob, veprimi i vetëm i ambasadorit Martin Berishaj ishte: dorëheqja deri në sqarimin e rrethanave dhe deri te verdikti i organeve të drejtësisë-gjyqësorit”, tha ai.

Tutje ai u shpreh se mos largimi i tij i menjëhershëm lë të kuptohet se është i lidhur me pushtetin, por megjithatë, Bajraj thekson se prap këtë do ta bënë drejtësia.

Meq, ky veprim imediat nga ana e ambasadorit Berishaj nuk ndodhi, atëherë hapi tjetër i takonte shefit të tij, Kryemnistrit Kurti,  Presidentes Osmani dhe Kryediplomatës Gërvalla-Shëarz. Mos dhënja e dorëheqjes së menjihershme dhe mos-shkarkimi i ambasadorit të diskredituar Berishaj, jep t'kuptohet se ky i fundit nuk është vetëm, madje ai është bashkë me pushtetin i lidhur me krimin e organizuar n'Ballkan, dhe përtej saj edhe në  Solloveni e cila është pjesë e BE-së. Martin Berishaj-n, nuk e shkarkoj morali & as ndergjegja e tij politike-nacioanlen'deficit, bile nuk i'a doli ta bëjë as pushteti i inkriminuar Kurtit, i cili çdo ditë e më shumë rezulton të jetë korruptiv & kriminal duke shkelur përveq kodeve etike dhe diplomatike, edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por këtë shkarkim do ta bëjë Drejtësia poqëse duam t'kemi një vend normal dhe demokratik ku sundimi i Ligjit të mbetët synim thelbsor i shtetit tonë”, shtoi Bajraj.

Më tej deklaroi se sjellja e krerëve të shtetit për mbrojtjen e Berishajt, lë të kuptohet se janë pjesë e mafias, madje sipas tij, qeveria aktuale është qeveri e korruptuar.

Pushteti që mbron krimin dhe autorët e krimit, është kriminal. Raporti i Dick Martit dhe PRONTO, nuk ishin dhe nuk janë më të dëmshme se sa skandalet e njëpasnjëshme të Qeverisë Kurti dhe të vartësve të tij në qeverisjën e vendit, dhe s'fundmi edhe ky në ambasadën e Kosovës n'Kroaci, respektivisht me ambasadorin e pa denjë, të pa integritet dhe të dinjitet, z.Martin Berishaj. Sjellja në sinkron e krerëve të shtetit në mbrojtje të ambasadorit të diskrediuar, Berishaj, provon faktin se krerët e shtetit jo vetëm se ishin n'dijeni për veprimtarinë kriminale të ambasadorit, por mbi të gjitha; janë pjesë e mafias kriminale të energjisë elektrike, pra aksionarë të saj, ndryshe nuk kuptohet marrja në mbrojtje e z.Martin Berishaj. Moslejimi i krijimit të Komisionit Parlamentar për Energjinë nga ana e Qeverisë Kurti, edhe pse kjo është një detyrim kushtetues i pushtetit si përgjigje ndaj kerkesës së Opzitës, flet mjaftë për faktin se ky pushtet, jo vetëm që është i korruptueshëm, por është korruptiv dhe i korruptuar skajshmerisht”, u shpreh ai.

Bajraj shtoi se i vetmi akt i mbetur është verdikti gjyqësor që mund ta shpëtonte nga këto skandale.

Lidhjet e pushtetit me pinjoll të gajkpirësit të shqiptarëve, kriminelit anti-shqiptar, Aleksander Rankoviq, jo vetëm që le shije të keqe, por premisat e një kolaborimi të tillë janë edhe të rrezikshme për fatet e vendit. Dorëhqja dhe shkarkimi i ambasadorit nga ana e pushtetit, tanimë është akt i vonuar, dhe i vetmi akt i mbetur është verdikti i gjyqësorit, i cili do shpëtonte atë që mund të shpetohet pas këtij skandali në serinë e skandaleve të Qeverisë skandaloze, Kurti”, ka përfunduar Fatmir Bajraj për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat