Hodhi akuza të rënda ndaj Kurtit, vjen reagimi ndaj Haradinajt – i përmenden skandalet me Listën Serbe

Politika

Hodhi akuza të rënda ndaj Kurtit, vjen reagimi ndaj Haradinajt – i përmenden skandalet me Listën Serbe

Nga: A.M. Më: 30 prill 2022 Në ora: 18:59
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj - Foto ilustrim "Bota sot"

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka akuzuar LëvizjenVetëvendosje se po “mbron interesat politike të njerëzve të Stanishiqit dhe Rankoviqit”.

Këto akuza, kreu i AAK-së i bëri gjatë një senace në Kuvendin e Kosovës, gjatë së cilës përmendi edhe refuzimin e gazit amerikan.

”Jemi i vetmi vend që e kemi refuzuar gazin amerikan. Vetëvendosje në vazhdimësi e ka paralajmëruar Kosovën se mbron interesa të të tjerëve,tani po del direkt se LVV mbron interesa të kompanisë ose të interesa të njerëzve të Stanishiqi e Rankoviqit", tha Haradinaj,

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” akuzat e Haradinajt ndaj Lëvizjes Vetëvendsoje se kinse po mbron interesant e Rankoviqëve dhe Stanishiqëve i cilësoi si të pa baza.

Ai kujtoi se ishte vetë Haradinaj ai i cili punonte më njerëz të tillë, derisa edhe bashkëpunoi me anëtarë të Listës Serbe, të cilët janë në listën e zezë amerikane.

“Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e akuzon LVV, se po mbron Rankoviqët dhe politikën e Stanishiqëve, ndërsa e harron vetëveten se lidhjet me njerëzit e tillë i mbante vetë, sikur që është Lista serbe dhe anëtarët e saj, që janë edhe në listën e zezë amerikane, si njerëz të krimit dhe korrupsionit në veri të vendit.

Në këto rrethana, duke ditur se grupet e tilla të këtyre njerëzve në veri të Mitrovicës, janë shtysa e gjitha skandaleve politike dhe krimeve ekonomike, përmes të cilëve si vegla të Beogradit, u përdorën në vazhdimësi për ta destabilizuar Kosovën, duke kundërshtuar edhe ligjet e këtij vendi”, deklaroi opinionisti.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

Krahas kësaj, Preqi potencoi faktin se Vetëvendosje është partia që më së paku ka bashkëpunuar me Listën Serbe.

“LVV, do të ishte ndër ato parti politike në Kosovë, që më së paku krijoi koalicione qeveritare me Listën serbe të A.Vuçiqit, me qëllim jo për t’i dëbuar dhe anashkaluar si parti të minoriteteteve, por kjo Listë serbe, brenda vetës ka një lloj ‘eksplozivi’ dhe natyre qëllim keqe, qëllimet e së cilës janë në favor të dikujt tjetër, dhe jo në favor të Kosovës dhe shtetit të saj”, theksoi ai.

Më tej, opinionisti konsideroi se akuzat e Haradinajt ndaj Kurtit nuk kanë argumente, më shumë janë mendime personale.

Madje, ai tha se do të ishte e dhimbshme nëse Haradinaj do ta mendonte planin për shkëmbimin e terrritoreve me Serbinë.

“Dhe duket se Haradinaj, sikur ka një mospajtim dhe kundërshti me këtë qeveri me problemin që shpaloset me akuza të vazhdueshme ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, por po të vëzhgojmë me kujdes këto akuza, vëmë re se akuzat e tilla sikur rrinë pezull, sepse nuk e kanë bazën reale dhe nuk janë në një pozicion të përgjegjësisë, por rrjedhën e kanë të gatuar në bazë të tekeve dhe dëshirave personale.

Apo do të thotë se Haradinaj, tani e ka ndryshuar qëndrimin e tij dhe është pro shkëmbimit të teritoreve në mes Kosovës dhe Serbisë, apo sikur ishte edhe Hashim Thaçi, pro një ideje të tillë, duke menduar se do të ishte në të mirën e Kosovës, apo një zgjidhje përfundimtare e çështjes serbo-shqiptare, që në realitet do të ishte një diagnozë e dhimbshme, nëse Kosova, do t’a luante një lojë të tillë, duke e ndezur edhe njëherë zjarrin e një lufte të re”, nënvizoi Preqi.

Në fund, ai potencoi se ideja për ndarjen e Kosovës është e rrezikshme dhe mund të shkaktoi destabilizim të të gjithë rajonit.

“Një ide e tillë vënë në rrezik jo vetëm dy popuj, por vë në rrezik edhe rajonin dhe çdo zgjihje në mes këtyre popujve, dhe Kosova, duhet të drejtohet në drejtim të Evropës së qytetëruar dhe përkrah vlerave të saj, dhe jo nga ngatërresat ballkanike, që po i shkakton Serbia, të cilat mund ta qojnë drejtë copëtimit të saj”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat