Rasti ideal i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Politika

Rasti ideal i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Nga: A.SH Më: 9 maj 2022 Në ora: 17:06
Qeveria e Kosoves

Që nga pushtimi i Ukrainës, Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës.

Njohësi i çështjeve diplomatike, Mirsad Voca, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Serbia është ajo e cila ka lobuar gjithmonë kundër Kosovës, por që kjo nuk do ta ndalojë Kosovën për aplikimin në Këshillin Evropian.

“Serbia gjithnjë ka lobuar kundër Kosovës dhe nuk ka respektuar marrëveshjet për mos lobim apo në kontekste tjera. Ajo duket se do të vazhdoj me të njëjtin ritëm të agresionit ndaj fqinjëve të saj. Kjo nuk mund ta ndaloj dhe nuk do ndaloj Kosovën në objektivat e saj për anëtarësim në Organizata ndërkombëtare dhe në rastin konkret në KiE”, ka thënë ai.

Ai mendon se Kosova do të ketë sukses, dhe se tani është momentumi i volitshëm për këtë rast.

“A do të këtë Kosova sukses në anëtarësim në KiE? Besoj se Kosova do të ketë patjetër sukses, meqë tani është momentumi më i volitshëm për anëtarësim në KiE, pavarësisht kërcënimeve serbe. Qëndrimi serb nuk ka ndryshuar karshi Kosovës dhe me këtë qëndrim Serbia vetëm do të përkeqësojë pozitën e saj në KiE dhe do të paraqes pengesë për progresin e saj drejt BE-s dhe kjo është më se e qartë. Kjo politikë delirante, dekonstruktive dhe agresive serbe që fatkeqësisht nuk ka pësuar ndryshim nga politika serbe e viteve 1990-ta, nuk është në favor të stabilitetit dhe paqes në rajonin e Ballkanit perëndimor”, nënvizon ai.

Në fund Voca potencon se, Kosova tani ka gjasa shumë më reale për tu anëtarësuar, pasi që njihet nga më shumë se dy të tretat vende anëtare të KiE, një numër i mjaftueshëm i votave për anëtarësim dhe sidomos pasi që Rusia u përjashtua nga KE.

“Duke mos u marrë dhe humbur shumë kohë me diskursin kërcënues serb, Kosova do mund të jetë anëtarja më e re e KiE, natyrisht gjithnjë në partneritet të plotë me vendet mike anëtare të KiE. Kosova tani ka gjasa shumë më reale për tu anëtarësuar, pasi që njihet nga më shumë se dy të tretat vende anëtare të KiE, një numër i mjaftueshëm i votave për anëtarësim dhe sidomos pasi që Rusia u përjashtua nga KiE, për shkak pikërisht të politikës kërcënuese e pushtuese ruse ndaj një vendi anëtar të KiE si Ukraina. Politika aktuale serbe, e ngjashme dhe në bashkëveprim me atë ruse mund të krijoj të njëjtat rrethana për shtetin serb në KiE. Kjo nënkupton që nëse Serbia vazhdon me kërcënime tjera që rrezikojnë paqen dhe demokracinë në Ballkan, do mund të vihet po ashtu në pikëpyetje si anëtare e KiE-së, duke ditur që kjo Organizatë është gardiane e Demokracisë dhe paqes në kontinent”, përfundon Voca.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat