Kelmendi: Populli duhet t`i dijë ku kane shkuar mjetet e buxhetit te shtetit

Politika

Kelmendi: Populli duhet t`i dijë ku kane shkuar mjetet e buxhetit te shtetit

Nga: M.L. Më: 12 maj 2022 Në ora: 16:29
Muhamet Kelmendi

Njohësi i çështjeve juridike, prof. Muhamet Kelmendi ka komentuar për gazetën “Bota sot” çështjen e formimit të dy komisioneve hetimore parlamentare për energjinë.

Sipas Kelmendit, Kosova po kalon një situatë jo të rëndomtë sa i përket harxhimeve që po i bën shteti.

Në kuadër të kësaj, ai thotë se duhet të keë hetim për shumën prej 120 milion eurove për energji të blerë.

“Ku po shkojnë mjetet financiare të buxhetit të Kosovës? Kosova po kalon një situatë jo të rëndomtë sa i përket harxhimeve nga shteti që po bëhen. Nuk po shihet ndonjë vepër konkrete ne fushën e ndërtimit dhe të rindërtimit. Mjetet po harxhohen. E ndërtim dhe zhvillim nuk ka. Kjo e ka krijuar një gjendje të rëndë. Kërkohet të dihen mjetet ku kanë shkuar. Shuma prej 120 milionë euro për energji të blerë është shumë e madhe. Po kështu kërkohet të dihen se ku po shkojnë mjetet tjera të buxhetit”, ka thënë ai.

Sipas Kelmendit, komisionet e formuara duhet ta analizojnë situatën dhe të gjeturat t`ia paraqesin buxhetit të shtetit.

“Shëndetësia është pa ndonjë zhvillim. Mungon sigurimi shëndetësor. Në arsim është njëjte. Kështu me radhë. Tërë kjo ka krijuar mosbesim. Komisionet këtë gjendje duhet të analizojnë dhe të ia paraqesin Kuvendit të dhenat. Mbi to diskutohet dhe vendoset në Kuvend. Populli duhet t`i dijë ku kane shkuar mjetet e buxhetit te shtetit. Nga syri i qytetarit nuk ka fare zhvillim. Asgjë nuk shihet ne Kosove. Këtej edhe bëhet analiza”, ka përfunduar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat