Çmendet Serbia/ “Kosova ka siguruar votat për anëtarësim në Këshillin e Evropës” – analisti ‘godet furishëm’ Edi Ramën!

Politika

Çmendet Serbia/ “Kosova ka siguruar votat për anëtarësim në Këshillin e Evropës” – analisti ‘godet furishëm’ Edi Ramën!

Nga: N. Sh. Më: 12 maj 2022 Në ora: 22:47
Donika Gervalla, Edi Rama lhe Aleksander Vuçiq

Republika e Kosovës, sot ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Ky hap i Kosovës është pritur jashtëzakonisht mirë nga politikanët në Kosovë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se ky proces mund të zgjas por ajo thotë se vendi ynë ka hyrë i përgatitur në këtë rrugë.

“Këshilli i Europës është një prej institucioneve më të rëndësishme europiane dhe Kosova është shteti i vetëm i cili ende nuk është pjesë e Këshillit të Europës dhe prandaj është shumë e rëndësishme që sot kemi filluar një proces”, tha Gërvalla.

Por kur pritet të votohet për anëtarësim të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës?

Image
Donika Gërvalla

“Po tani datën nuk mund të ua thotë askush sot, për shkak se ky është një proces i gjatë i cili ka filluar sot. Është një proces në të cilin Kosova mendojmë se është mjaft e përgatitur për ta kaluar sa më shpejt, por ne nuk duhet të harrojmë se Këshilli i Europës ashtu edhe si BE’ja dhe Europa në përgjithësi ndodhet në faza të një sfide të jashtëzakonshme për shkak të luftës që Rusia ka filluar ndaj Ukrainës, prandaj unë nuk mund të ua them çfarëdolloj shifre. Çfarë mund tu them është se ne kemi aplikuar sot, teknikisht kërkesa jonë është pranuar sot nga zyra e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës dhe fillojmë procesin e anëtarësimit. Ky proces se sa do të zgjas do të varet edhe nga ne dhe përkushtimi ynë në kryerjen e obligimeve që i kemi në këtë proces por edhe në të njëjtën kohë nga gatishmëria e Këshillit të Europës për të proceduar kërkesën tonë dhe për tu marrë intensivisht me të”, tha Gërvalla.

Ndërsa, pas aplikimit të Kosovës, është deklaruar edhe kryeminsitri shqiptar Edi Rama i cili tha nga Brukseli se “na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën!”.

Image
Edi Rama dhe Vuçiqi

Për aplikimin e Kosovës kanë reaguar edhe politikanët serb.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka thirur mbledhje të Sigurisë.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daciq, ka thënë se Kosova ka votat e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, mirëpo nuk ka shans të anëtarësohet në organizata tjera.

Anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, e ka komentuar analisti politik Gani Qarri.

Ai tha se lajmi më i mirë i dëgjuar, pas stagnimit shumë kohësh për shtetin tonë të ri, është se Kosova më në fund, aplikoi për anëtarësim në një organizatë me rëndësi, si Këshilli i Evropës, lajm që u përhap me të shpejt nga të gjitha mediat edhe në vendet demokratike perëndimore.

Dhe ashtu siç u shpreh edhe vet Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla sot Kosova hapi edhe një kapitull të ri, si ky për anëtarësim në Këshillin e Evropës, me ç`rast filloi edhe praktikisht procedura e shqyrtimit të kërkesës së vendit tonë, e cila do të kalojë në instancat të ndryshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës deri te Këshilli Ministror për anëtarësim. Megjithëse Asambleja Parlamentare e KE-së, mblidhet një herë në vit, ne jemi të bindur, duam të shpresojmë dhe urojmë me gjithë qenien tonë, që procedura e nisur sot të përfundojë me anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshill të Evropës, pasi që vendi ynë i shumëvuajtur jo vetëm nga okupatorët por edhe nga sunduesit satrap vendor, e meriton të jetë, sa më parë anëtare e Këshillit të Evropës dhe organizatave tjera evropian dhe botërore me rëndësi”, thotë Qarri.

Image
Gani Qarri

Kurse lajmi tjetër, ndoshta po aq i mirë dhe shumë i rëndësishëm për vendin tonë, sipas tij, është përjashtimi i Rusisë, në mesin e muajit mars nga ky këshillë (KE) gjë që praktikisht, rrëzoi përtokë, pengesën e parë dhe kryesore, kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si vendi me njerëzit (të paktën deklarativisht) më proevropian në rajon, si dhe fakti se për pranimin e një vendi në KE, nuk kërkohet votim unanim, por 2/3-tat e votave, na bënë të shpresojmë edhe më shumë, se me ndihmën e miqve tanë si Gjermania e cila tanimë ka garantuar mbështetjen e saj, Mbretëria e Bashkuar etj, Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës.

“Për aq më tepër njoftimet se vendet të cilat nuk u janë bashkuar sanksioneve të Evropës kundër Rusisë, si Serbia pro-ruso hegjemoniste, nuk do të kenë qasje as në tubimet e Këshillit të Evropës, jo vetëm rritë por dyfishon, për të mos thënë, që ndoshta edhe shumëfishon shpresat e shtetit të Kosovës, për pranim në KE, si vend i pavarur”, shton ai.

Ai pohon se, Kosova duhet ta shfrytëzoj kushtëzimin që po i bëhet Serbisë, për njohjen e Kosovës.

“Kështu që pas aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në një mekanizëm kaq me rëndësi, si organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, siç njihet Këshilli Evropian, përderisa gjithnjë e më shumë po shtohen zërat e lobimit për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme me renome ndërkombëtare, Kosova duhet ta shfrytëzoj kushtëzimin që po i bëhet Serbisë, për njohjen e Kosovës si kusht për integrim në BE dhe përveç Këshillit të Evropës, të aplikojë urgjentisht dhe në OSBE. Madje kërkesën për pranimin e Kosovës në OSBE, e bëri këto ditë vet ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Carpenter, duke u shprehur publikisht, se vetëm me Kosovën shtet i barabartë brenda kësaj organizate, do të ketë një mundësi dhe perspektivë më të fuqishme të avancimit dhe zhvillimit të demokracisë në Evropë”, thotë ai.

Ndërsa me gjithë mënjanimin e dy pengesave kryesore si Rusia dhe Serbia, sipas tij, ajo që duhet t’i shqetësoj, veçanërisht shumë shqiptarët brenda Kosovës dhe mërgimtarët tanë kudo në botë, janë vërshimet e shfrenuara të defilimeve turko-arabe në vendin tonë, të cilat shihet qartë se veprojnë në mënyrë tejet të sofistikuar dhe shfrytëzojnë çdo rast e mundësi, që në emër të "fesë" të organizojnë sallamadi turko-arabe, nëpër rrugët dhe sheshet kryesore, për ti dhënë Kosovës, pamje sa më të huaj dhe tërësisht, jo evropiane.

“E kjo, ka kohë që ka filluar të shihet me sy jo të mirë në Evropë e më gjerë dhe po mbjellë skepticizëm tejet të madh tek vendet perëndimore, pasi që dyshohet se hoxhallarët e paguar nga shërbime të fshehta ruso-serbe, po i "detyrojnë" shqiptarët që në emër të "fesë" ta paraqesin veten, si mbetje turko-arabe në Ballkaninin Perëndimor dhe derë e hapur për rikthimin e Turqisë në këtë pjesë të Evropës, pikërisht ashtu siç po bënë propagandë edhe Serbia fashiste nëpër botë. Ndaj me gjithë gëzimin plotësisht të arsyeshëm të shqiptarëve mbi aplikimin e Kosovës, për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kam frikë se defilimet e shfrenuara turko-arabe, nëpër rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit dhe qyteteve tjera të mëdha të Kosovës, nevojë e pa nevojë, i kanë dhënë së tepërmi fuqi propagandës së Serbisë, se gjoja shqiptarët nuk janë evropian, por mbetje turko arabe, dhe mund të ndikojnë për të keq, edhe në vendimin e e disa vendeve anëtare, të cilat duhet të votojnë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thotë Qarri.

Image
Këshilli i Evropës

Ai e ka komentuar edhe deklaratën e Edi Ramës.

“Ndërsa sa u takon prononcimeve të Edvin Kristaq Ramës mbi keqardhjen, që ai jo vetëm me këtë rast, por në vijimësi, ka dëshmuar se ndjen thellë në zemër, për Vuçiqin dhe Serbinë, deklaratat e tij, nuk duhet ta habitin askënd, ngase ato, jo vetëm që nuk janë të parat, por që nga ardhja e tij në krye të qeverisë, ai më tepër ka mbështetur Serbin dhe Aleksandër Vuçiqin se sa vet shtetin e pavarur të Kosovës, bile shpesh herë edhe e ka kundërshtuar vazhdimësinë e tij, duke u pajtuar, apo edhe parapri ndarjes dhe ricopëtimit të shtetit tonë të ri, për ti kënaqur orekset e Serbisë”, shton ai.

Sipas tij, shpresat e Kosovës, si gjithmonë, janë dhe mbeten te SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe të gjitha vendet e koalicionit anti-Putin, të cilat, sipas tij, përkundër keqardhjeve të Edi Ramës për Serbinë, do ta detyrojnë edhe Shqipërinë të votojë për pranimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“E për rrjedhojë të kolaborimeve të gjata me Serbinë dhe të konfrontuar në vijimësi me qëndrimet e tij të vazhdueshme anti-Kosovë, ka kohë, që për qytetarët e Kosovës, Edvin Kristaqi nuk është më tepër se një shqipfolës i rëndomtë dhe kryeministër i përkohshëm i vendit amë, por jo edhe ndonjë faktor në të cilin njerëzit tanë do të ndjeheshin të sigurt të mbështetnin shpresat dhe ndjenin afri vëllazërore, siç pret dhe meriton vëllai i vogël nga vëllai i madh, pasi që përveç pozicionimit të hapur anti-Kosovë dhe solidaritetit pro serbo-rus, edhe në zhvillimet më të reja të agresionit të Rusisë në Ukrainë, ai me vite, ka dëshmuar se vëllazërinë e ka lidh publikisht me Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin e së fundi edhe me Millorad Dodikun, të cilin e urren gjithë bota demokratike”, përfundon Gani Qarri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat