Fuqia e parë e Evropës përkrah Kosovës, deklaratat e Vulinit nuk e ndalin rrugën e shtetit për KiE

Politika

Fuqia e parë e Evropës përkrah Kosovës, deklaratat e Vulinit nuk e ndalin rrugën e shtetit për KiE

Nga: M.H. Më: 16 maj 2022 Në ora: 17:01
KiE

Aplikimi i Kosovës në KiE ka arritur të sjellë reagime të mëdha nga Serbia.

Duke mos u pajtuar me këtë veprim të Kosovës, ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, është shprehur i revoltuar për mbështetjen që shtetet evropiane po i japin Kosovës.

Ai ka reaguar ndaj shtetit të Gjermanisë, përkatësisht të dërguarit të posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili tha se Kosova i përket Këshillit të Evropës.

Vulin tha se këto deklarata të të dërguarit gjerman janë “hipokrizi dhe ofenduese”.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

Ai është shprehur se reagimi i Vulinit nuk paraqet ndonjë rol të rëndësishëm pasi që në këtë rast deklarata e njërës prej fuqive më të mëdha të Këshillit të Evropës siç është Gjermania nuk mund të ndikohet nga Vulin.

Deklarata e të dërguarit special gjerman për Ballkanin Perëndimor që tha se Kosova i përket Këshillit të Europës është qëndrimi i fuqisë së parë të Europes e cila ka ndez të gjithë motorët me rastin e luftës në Ukrainë. Çfarëdo lloj komenti që bën ministri i brendshëm serb është si koment i imi apo i një individi pa emër e anonim në raport me deklarimin e qëndrimit gjerman”, është shprehur analisti.

Çfarëdo lëvizje e deklarate të bëjnë politikanët në Serbi janë larg realiteteve reale në jetën serbe, shton tutje analisti.

Gjermania e do Kosovën në KiE dhe Serbisë ia çel deren e Europës nëse nuk sillet penguese me Kosovën. Gjermania pohon se kaq e thjeshtë është kjo histori. Çfarëdo lëvizje e deklarate të bëjnë politikanët në Serbi janë larg realiteteve reale në jetën serbe. Opinioni i shëndosh politik e intelektual në Serbi e ka pranuar me kohë Kosovën të shkëputur nga Serbia pasi e ndjejnë se Kosova në qafen e Serbisë i rëndon më shumë Serbisë se Kosovës”, foli Shahu për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat